U zhvillua sot në Milano të Italisë trajnimi njëditor për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë me temë “Metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësit”.
Ky aktivitet u organizua nga shkolla shqipe “Dora e Pajtimit” në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën, e pranishme gjithashtu në trajnim, përcjell albinfo.ch.
Në trajnim u trajtuan metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin, teknikat më të suksesshme të mësimdhënies, modele të tyre dhe zbatime praktike.
Në fund u diskutuan përfundimet dhe u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes./Katror.info
