Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojë sot një protestë në kryeqytet, për të kundërshtuar, siç thuhet në njoftimin për media, keqmenaxhimin e parasë publike dhe trajtimin e paligjshëm të qenve endacakë nga Komuna e Prishtinës, shkruan Katror.info.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të vazhdojë drejt objektit të vjetër të Komunës.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të kafshëve që t’i bashkohen protestës për të kërkuar transparencë dhe respektim të ligjit në menaxhimin e çështjes së qenve endacakë./Katror.info