katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    2 hours ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    43 minutes ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    2 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    22 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Në Suedi u mbajt Festivali i 20-të jubilar i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Në Suedi u mbajt Festivali i 20-të jubilar i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë

Last updated: 18/11/2024 5:29 PM
156 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Në Suedi u mbajt Festivali i 20-të jubilar i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë

Të shtunën në mbrëmje, u realizua me sukses në Malmö të Suedisë Festivali i njëzet jubilar i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Edicioni i parë i këtij Festivali u mbajt njëzetetre vjet më parë, më 3 nëntor 2001 po në Malmö.  Duke mos llogaritur kohën e pandemisë, Festivalet u realizuan vit për vit, në tetor ose nëntor, gjithmonë në nderim të festave kombëtare: 28 Nëntorit (të Parit e të Dytit), Ditës së Alfabetit, ditëlindjes së Adem Jasharit, dhe shfaqjes publike të UÇK-së, shkruan KultPlus.

Nëse marrim në konsideratë vazhdimësinë njëzetvjeçare të këtij Festivali, prurjet poetike e interpretative muzikore që solli, rezulton se Festivali i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, i përkrahur në vazhdimësi, përveç shtetit suedez edhe nga institucionet shtetërore të Kosovës, është padyshim, njëri nga Festivalet kulturore më prestigjioze në gjithë gjeohapësirën e mërgatës sonë në Europë. Ky Festival tuboi gjatë viteve bashkatdhetarë nga gjithë Skandinavia e vende tjera të kontinentit. Ndër vite, festivalin e kanë mbështetur  mërgimtarë e autoritete kulturore si: Ahmet Bella, Sadulla Zendeli-Daja, Ullmar Qvick, Fikrije Bajraktari, Hajdin Abazi, Rabe Kilaj e shumë tjerë. Se fundmi dukej puna e palodhshme e anëtarëve aktual të kryesisë së Unionit si: Fevzi Ademi, Rabe Kilaj, Feriz Ferizi, Jashar  Jashari,  Beqir Shaqiri, Naim Brahimi etj. në krye me sekretarin organizativ Ahmet Bellla që punuan me përkushtim për këtë edicion jubilar. Nga viti 2012 e këtej, kanë kontribuar pa përtesë me moderim, ide e  dizajnim të broshurave e materialeve tjera informative të Festivaleve qifti Gala dhe Qerim Kryeziu.

Rrjedhave të Festivalit të njëzet

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Më 16 nëntor 2024, herët në mëngjes, para portave të  kështjellës madhështore të qytetit të Malmös, filluan të valojnë hareshëm cepat e kuq të flamurit tonë kombëtar. Me ngritjen e flamurit tonë kombëtar mes dy flamujve suedez, qyteti i Malmös nderonte ditën e prezantimit të poezisë e muzikës shqiptare mu në qendër të qytetit më të madh jugor të Suedisë- në Sortorget 2. Salla, funksionale që nga viti 1546, me enterier të epokës së renesancës nordike, e stolisur  me piktura të jashtëzakonshme të regjentëve danezë e suedezë, ishte bërë gati që në mesditë për pritjen e mysafirëve shqiptarë e suedezë. Në orën 16:00 “Landstingssalla” u mbush përplot publik, përveç poetëve, interpretuesve e instrumentistëve që kishin ardhur nga Suedia, Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Belgjika, Kosova e Shqipëria.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Festivali i 20-të u realizua në dy pjesë, të parën që u zhvillua në sallën e lartpërmendur (“Landtingssalën”) dhe të dytën që vazhdoi punimet në sallën e “Folket Hus-it” . Në pjesën e parë u lexuan dhjetë poezi dhe u interpretuan njëmbëdhjetë pjesë muzikore instrumentale e operistike.. Poezitë i lexuan : Elhame Zhitia, Rizah Sheqiri, Muhamet Krasniqi, Xhevrije Kurteshi Nimani, Sevdail Zejnullahu, Qefsere Bardiqi- Domi, Feride Istogu- Gillesberg, Pranvera Drita Gjoni , Saliha Kodra Rama dhe Burim Paci.

Luajtën në piano instrumentistët: motrat Qarri, Artemida e Elizabeta Qarri ( pjesët e kompozitorëve Vasil Tole “Bach – pentatonic “ dhe Cloude Debussy  Pettite Suite “En Bateau”, pjesët e Johannes Brahms “Danses Hongonses” nr 1,5 dhe 8 Astor Piazolla), Philip Kang (këngët “Yllin e pashë shumë të madh” , “Arbëri” dhe “Dardania” të kompozitorit Ahmet Bella, arien “Ombra mai fu” e G.F. Hendel, Vigjilencë Islami u prezantua me veprat e “Bilbili në fluturim” Gjon Gjevelekaj dhe përcolli në piano veprat e kompozitorëve Carl Reinecke, Sami Piraj, Lola Gjoka dhe Sh.V Ratkoceri) dhe flautistja Diana Jashari ekzekutoi baladën për flaut të kompozitorit Carl Reinecke. Pjesët muzikore i kënduan: Kaltrina Miftari (“Njat zaman të asaj furie”, “Atdheu” të Sami Pirajt, “Dardania” të Ahmet Belles), Safet Berisha ( “Moj e bukura More”, arien “Ombra mai fu”) , Feride Istogu-Gillesberg ( “Eja vashë”), Maria Herlin(“Yllin e pashë shumë të madh”, “Dardania”), Mea Sethson (“Yllin e pashë shumë të madh”, “Arbëri”, “Dardania”).

Juria e festivalit e përbërë nga Hajdin Abazi, Shaban Krasniqi e Feriz Ferizi nda dy medaljone me emblemën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Për poezi më të mirë shpërblye poeti Riza Sheqiri, për vepër muzikore kompozitori Sami Piraj .

Në pjesën e dytë të Festivali u promovuan dy vepra të reja të botuara kohëve të fundit, vepra e Rizah Sheqirit “Tiden leker inte alla sår” (Koha nuk shëron të gjitha plagët) për të cilën foli Sevdail Zejnullahu dhe vepra e Sami Pirajt “Jeta muzikore në Kosovë, përudha e de institucionalizimit” për të cilën folën Ahmet Bella e Feriz Ferizi. Për mbarëvajtje të pjesës së dytë, ku përfshihej promovimi, ndarja e medaljoneve, darka dhe argëtimi me këngëtarët Lindita Kryeziu e Beqir Shaqiri ndihmoi bashkatdhetari Arbnor Hoxha. Mbrëmjen miqësore e argëtuese bënë edhe më të bukur mysafirët nga Vushtrria me përfaqësuesit këngëtarë Shaban Krasniqi e Fazli Rashica nën përkujdesjen orkestrale të e Mit´hat  Nikezit mërgimtar nga qyteti i Malmös. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nderuan me pjesëmarrje në festival: ambasadorja e Shqipërisë në Suedi Albana Dautllari, koordinatori për Diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme Besnik Desku, përfaqësues të subjekteve politike suedeze – nënkryetari i komunës së Landskronas Fatmir Azemi), të shoqatës kulturore polake si dhe një delegacion i komunës së Vushtrrisë në krye me kryetarin Ferit Idrizi, përcjell Katror.info.

Festivalin e 20-të jubilar e moderuan Gala e Qerim Kryeziu.

Shkruar nga Qerim Kryeziu /KultPlus.

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:festivalijubilarPoeziaSueditopudhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Riho Terras, emërohet raportues për Kosovën në PE
Artikulli i ardhshëm UEFA konfirmon datën dhe detajet për shortin e play-offit në Ligën e Kombeve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi

6 Shikime
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?

15 Shikime
Udhë

Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?