Kampionia e Kosovës, Drita, nesër mbrëma do të përballet me gjigantin danez Copenhagen në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo sfidë do të luhet në “Parken Stadium” të Kopenhagës dhe sjelle një sfidë shumë të rëndësishme për ekipin nga Gjilani, i cili synon të shkruajë historinë në arenën evropiane.
Drita kaloi me sukses raundin e parë të garës më prestigjioze për klube në Evropë dhe tashmë përballet me një kundërshtar shumë më të fortë në letër.
Copenhagen ka përvojë të gjatë në garat evropiane dhe shihet favorit, por ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani mbetet i vendosur për të dhënë maksimumin dhe për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.
Drita dje ka udhëtuar për në Danimarkë, derisa sonte mban stërvitjen e fundit para dueli me Copenhagen, shkruan RTK.
Dueli mes skuadrës daneze dhe Dritës fillon në orën 19:00./Katror.info