Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë thirrje për të gjitha klubet që të përfundojnë aplikimin për licencimin e sezonit 2025/26, me afat të fundit më 4 shtator 2025. Ky proces, i rregulluar sipas Rregullores për Licencim dhe Garim, përfshin pesë kritere kryesore: sportiv, financiar, ligjor, etik & disiplinor, administrativ & i personelit dhe infrastrukturor, shkruan Katror.info.
Dokumentet dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së, ndërsa për këtë sezon janë vendosur edhe disa risitë e rëndësishme. Klubeve u kërkohet që 10% e buxhetit të dedikohet për gjeneratat e reja, të zbatojnë programet stërvitore për grupmoshat U10–U18, si dhe të respektojnë politikën për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve në basketboll.
FBK nënvizon se respektimi i këtyre kritereve është i detyrueshëm për pjesëmarrjen në garat zyrtare të sezonit të ri. Më shumë informacione për procesin e licencimit mund të gjenden në faqen zyrtare të federatës: basketbolli.com / Katror.info