Prishtina do të nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani, sot do të nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të zgjasë edhe ditën e martë.
Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota,të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ?Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Katror.info