Twitter ka hequr shenjën blu të “verifikimit” nga profili kryesor i “The New York Times”, pasi mediumi tha se nuk do të regjistrohej për skemën e re të Elon Musk të verifikimit me pagesë.
Të dielën, faqja në Twitter e mediumit nuk kishte më asnjë lloj distinktiv verifikimi, me shenjën blu.
Ndryshimet e Musk në sistemin e verifikimit në Twitter janë kritikuar si mundësi në rritje për mashtruesit për të përhapur dezinformata në platformë.
Në fillim të kësaj jave, reporteri i CNN, Oliver Darcy, raportoi se NYT nuk do të paguante për verifikim, duke cituar një zëdhënës të thoshte: “Ne nuk po planifikojmë të paguajmë tarifën mujore për verifikimin e llogarive tona institucionale në Twitter”./Katror.info