katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Moti sot i vranët, në disa vende edhe me reshje shiu
    15 seconds ago
    Kusari-Lila: Të dielën seanca e jashtëzakonshme për Qeverinë, ftesa është dërguar tashmë tek të gjithë deputetët
    14 hours ago
    Seanca për Qeverinë mbahet të dielën
    17 hours ago
    UNICEF në Kosovë dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    14 hours ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    17 hours ago
    QKUK pajiset me “Scalp Cooling”, risi për pacientët me kancer
    14 hours ago
    MFPT hap thirrjen për OJQ që mbështesin familjet e cenueshme me pako ushqimore
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    24 hours ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    24 hours ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
    Ermonela Jaho vjen në Gjakovë me një premierë të veçantë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    7 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    21 hours ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    24 hours ago
    Treni historik i Iowa-s që ofron pamje mahnitëse të vjeshtës
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga 1 gushti qytetarët obligohen të deklarojnë adresën zyrtare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Nga 1 gushti qytetarët obligohen të deklarojnë adresën zyrtare

Last updated: 23/07/2025 12:35 PM
68 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Agjencia Kadastrale e Kosovës mbajti sot konferencë për media në lidhje me projektin “Ndërlidhja e qytetarit me adresën zyrtare”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj agjencie, Avni Ahmeti, njoftoi se nga data 1 gusht 2025 qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare nuk do të mund të pajisen me dokumente të rëndësishme, përfshirë certifikatën e lindjes dhe të pronësisë.

“E dimë që për një pjesë të madhe të njerëzve, kjo temë mund të duket thjesht administrative. Por në thelb, bëhet fjalë për shumë më tepër: për rend, për të drejta, për qasje më të lehtë në shërbime, për ndërtimin e një shteti më funksional dhe gjithëpërfshirës.
Nga data 1 tetor 2024 kemi filluar zyrtarisht projektin për ndërlidhjen e qytetarit me adresën zyrtare, ku kemi bërë fushatë intensive dhe punë të palodhshme për të informuar qytetarët për rëndësinë e këtij procesi”, tha drejtori Ahmeti.

Mundesh me e lexu edhe…

Ai u shpreh se sot sot me krenari mund të themi se janë mbi 220 mijë qytetarë që tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës zyrtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo është inkurajuese, por ende jo e mjaftueshme, sepse në një shoqëri të drejtë dhe të organizuar, secili qytetar duhet të jetë i regjistruar me adresë të saktë, ashtu siç i takon një shteti modern dhe funksional. Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi.
Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, si nga ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, tha ai.

Drejtori Ahmeti bëri të ditur se deklarimi mund të bëhet fizikisht në komunë apo online përmes platformës E-Kosova.

“Qëllimi i kësaj konference është që t’i informojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare se nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga ARC dhe AKK. Për më tepër, pa deklarimin e adresës zyrtare, qytetarët nuk mund të pajisen me certifikatë të lindjes apo certifikatë të pronës. Për të lehtësuar këtë proces, kemi bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë për Regjistrim Civil dhe Agjencinë Shtetërore të Informacionit, dhe kemi mundësuar që deklarimi të bëhet edhe online përmes platformës E-Kosova. Pra, përveç mënyrës duke u paraqitur fizikisht në zyrat e gjendjes civile, çdo qytetar mund ta bëjë deklarimin lehtësisht, nga telefoni apo kompjuteri i tij, në vetëm pak minuta”, tha ai.

Ahmeti më tej tha se kjo është një reformë, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe një standard i ri në mënyrën se si shteti funksionon për qytetarët e vet, duke shtuar se inkurajojnë të gjithë qytetarët që të deklarojnë adresën zyrtare – në E-Kosova ose në komunën e tyre përkatëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duke deklaruar adresën tuaj, nuk jeni duke përmbushur vetëm një detyrim: jeni duke ndihmuar veten, familjen tuaj, komunitetin tuaj dhe vendin tonë. Për më shumë, së fundmi, ka përfunduar edhe identifikimi i të gjitha rrugëve në katër komunat veriore në Republikën e Kosovës. Me mbështetje nga Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është realizuar me sukses caktimi i fillimit, mbarimit dhe kodifikimi i rrugëve në komunat veriore.

Komunat përkatëse kanë formuar tashmë komisionet për emërtimin e rrugëve dhe janë në proces të përfundimit të këtij hapi të rëndësishëm. Njëherësh kemi përmbyllur me sukses edhe një nga projektet më të rëndësishme në fushën e adresave, duke vendosur plot 341,756 tabela me numra hyrjesh në plot 20 komuna të Republikës së Kosovës. Me përfundimin e këtij projekti, Kosova ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm drejt një sistemi të adresave më të sakta, të unifikuara dhe të standardizuara, rrjedhimisht duke lehtësuar orientimin për qytetarët, intervenimin e shpejtë të shërbimeve emergjente, efikasitetin e institucioneve dhe funksionimin më të mirë të bizneseve”, tha drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj, tha se të gjithë qytetarët, të cilët nuk kanë adresë të saktë do të kushtëzohen shërbimet civile nga 1 gushti.

“Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen nga 1 gushti. Nuk mund të pajisen qytetarët me shërbime civile pa adresë të saktë në gjithë territorin e Kosovës”, tha Camaj./EO/Katror.info

TAGGED:1 gushtiadresa zyrtarecertifikatalajmetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Mua besoj më shpëtoi portreti” drejt Sarajevës pas suksesit në Berlinale
Artikulli i ardhshëm Eksporti i domates nga Kosova rritet nga 72 mijë në 11 milionë euro në vetëm tri vite

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Moti sot i vranët, në disa vende edhe me reshje shiu

Lajme

Kusari-Lila: Të dielën seanca e jashtëzakonshme për Qeverinë, ftesa është dërguar tashmë tek të gjithë deputetët

17 Shikime
Lajme

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?