Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited është rritur nga 170 euro në 300 euro. Kjo skemë zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Rritja e subvencionit synon mbështetjen e biznesit dhe nxitjen e punësimit të të rinjve në tregun e punës, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për praktikë të subvencionuar dhe përvojë profesionale.
Agjencia e Punësimit thekson se kjo masë pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes integrimit në tregun e punës.
Të rinjtë e interesuar mund të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim në kuadër të kësaj skeme./Katror.info










