Aktorja e njohur e serialit Euphoria, Sydney Sweeney, ka treguar një anë të panjohur të jetës së saj në një intervistë të fundit, duke rrëfyer se si në moshën 16-vjeçare, familja e saj humbi shtëpinë dhe u detyruan të jetonin në një dhomë hoteli për mbi tetë muaj.
“Jetonim në Holiday Inn në Burbank. Kishim vetëm një dhomë të vogël, pa kuzhinë, pa ballkon. Një krevat për nënën dhe mua, dhe një divan që hapej për babin dhe vëllain tim. Por përpiqeshim ta bënim situatën më të lehtë, madje bënim shaka sikur ishim në ‘The Suite Life of Zack and Cody’,” – tregoi Sweeney për The Times, përcjell Katror.info.
Pavarësisht sfidave të rënda financiare – babai i saj punonte në fushën e mikpritjes, ndërsa nëna ishte avokate për mbrojtje penale – Sweeney nuk u dorëzua. Sot, ajo është një yll me miliona ndjekës dhe një portofol pronash që përfshin vila luksoze në Bel Air, Los Angeles dhe Florida Keys, shkruan DailyMail.
Sot, ajo jo vetëm që shkëlqen në ekran, por ka ndërtuar edhe një perandori personale: investon në pasuri të paluajtshme, restauron makina klasike dhe jeton një jetë që dikur dukej e paarritshme.
Në intervistën e saj, ajo konfirmoi gjithashtu ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino, duke thënë: “Jam duke mësuar shumë për veten dhe po e shijoj këtë kohë me miqtë e mi.”
Nga varfëria e papritur te fama ndërkombëtare, rrëfimi i saj është një dëshmi se asgjë nuk është e pamundur kur ke vendosmëri dhe besim në vetvete./Katror.info