- Shkruan Xhevdet Gegollaj
Katror media feston tre vjetorin e themelimit. Përgjatë këtyre tri viteve të punës, Katror media është pozicionuar fuqishëm si platforma më unike në Kosovë, e besa edhe në rajon, e cila ofron një shërbim të veçantë, informim publik të lajmeve të mira.
Fondacioni Jeshil ka kënaqësinë të bashkëpunojë si partner i ngushtë me Katror media në fushën e ndërgjegjësimit mjedisor që nga themelimi i tij. Ata mbështeten punën tonë duke mbuluar fushata mjedisore, prodhimin e informacioneve të vlefshme dhe rritjen e mbulueshmërisë tek audienca të reja.
Katror media ka një ekip të përkushtuar, përgatitje teknike dhe udhëheqësi të pakompromituar kundrejt ofrimit të shërbimeve cilësore. Afërsia e tyre dhe pikëpamjet afatgjate të bashkëpunimit, ofrojnë një frymë ndryshe të punës.
Ku tutje? Katror media vazhdon me edukimin e komunitetit mbi çështjet mjedisore, brumosjen e mendimit publik përmes hulumtimeve të thella dhe kështu të ndikojnë pozitivisht tek ndryshimi i sjelljes duke promovuar një ndjesi më të madhe ndaj mbrojtjes së mjedisit. Përtej kësaj, kjo platformë unike (rajonale) të rrisë diskutimin dhe dialogun publik mbi çështjet mjedisore duke rezultuar në angazhimin e komunitetit dhe politik-bërësve për te mirën e përbashkët dhe resurseve natyrore.
E ardhmja duket e ndritur dhe kemi kënaqësinë t’i quajmë partner. Urime!
Xhevdet Gegollaj
Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Jeshil