katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
    10 hours ago
    Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
    9 hours ago
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
    8 hours ago
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    14 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    19 hours ago
    Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë
    19 hours ago
    Studiuesi me renome ndërkombëtare Gëzim Visoka i bashkohet Universitetit të Prishtinës
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    9 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    13 hours ago
    Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
    16 hours ago
    Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    2 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop

Last updated: 28/09/2025 9:05 AM
90 Shikime
Shpërndaje
Iggy Pop | Foto: UNCUT

Rock-u, si fenomen muzikor, në çdo dekadë sillte disa zhanre të reja, prapa të cilave qëndronin personalitete me guxim për të bërë diçka që të tjerët nuk e bënin dot. Iggy Pop, në fillim të viteve 1970, bëri diçka për të cilën fitoi me meritë nofkën “Kumbara i Punkut”.

Në të vërtetë, punku si zhanër u shfaq pak më vonë, por Iggy ishte ai që trasoi rrugën për një rrymë muzikore, e cila ishte më shumë një lëvizje për artikulimin e pakënaqësive të një gjenerate përmes muzikës sesa thjesht një zhanër muzikor.

Foto: Prime Video

Aq më tepër, gjithë kjo bëhet edhe më interesante nga fakti se punku u bë sinonim i anarkisë dhe rebelimit rinor në Britani, ndërsa fillesat krijuese i kishte në Amerikë — dhe Iggy Pop ishte i pranishëm në momentet e para të lindjes së tij.

Mundesh me e lexu edhe…

Iggy Pop paralajmëronte një stuhi në muzikë. “Iggy kishte shkuar përtej performancës—deri në atë pikë ku ishte vërtet një lloj psikodrame,” kishte thënë John Sinclair, poet, kritik muzike dhe aktivist politik amerikan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fakt, ky ishte pikërisht reagimi që Iggy Pop shpresonte të nxirrte nga audienca. Performanca skenike e tij, shpesh me trupin e zhveshur në pjesën e sipërme, mbetet legjendare dhe karakteristike edhe për faktin se këmba e djathtë e tij është afërsisht 4 cm më e shkurtër se e majta, nga një dëmtim në futboll gjatë shkollës së mesme, i cili solli gjithashtu një shtrembërim të shtyllës kurrizore. Megjithatë, Iggy edhe në të 70-at e tij performonte në skenë me të njëjtën energji si në vitet e tij të 20-a. Ngjashëm me një shfaqje të çuditshme cirku, Iggy shpesh përdorte edhe taktika si të lyente trupin me gjalpë, të rrotullohej në skenë mbi copa xhami të thyer, e madje të hidhej me kokë drejt turmës — gjë që më vonë shumë yje rock e bëjnë rregullisht në koncertet e tyre. E gjitha kjo ndodhte shtatë vjet para lëvizjes punk dhe shtatë vjet pas paraqitjes së Beatles.

Foto: Electric Castle

Iggy me grupin e tij The Stooges, në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, përcaktoi proto-punkun me tingullin e tij të papërpunuar dhe të fuqishëm, si edhe me performancat “live” të patrembura, provokative dhe avangarde. Ndikimi i tij është i gjerë, duke frymëzuar breza muzikantësh, nga Ramones te Nirvana, ndërsa bashkëpunimet e tij legjendare me David Bowie çimentuan statusin e tij ikonik. Trashëgimia e Pop është një dëshmi e këmbënguljes dhe e autenticitetit muzikor, duke lidhur rokun underground me lëvizjet e mëvonshme nga punk deri te grunge.

Iggy Pop, me emrin James Newell Osterberg Jr., lindi në Muskegon, Michigan, më 21 prill 1947, si djalë i Louella-s Christensen dhe James Newell Osterberg, mësues anglishte dhe trajner bejsbolli në Fordson High School në Dearborn, Michigan. Familja jetonte në një park karavanësh në Ypsilanti, Michigan. Iggy asokohe nuk pinte cigare, nuk përdorte droga dhe nuk konsumonte alkool.

Farat e personalitetit skenik të Iggy Pop-it u mbjellën kur ai pa The Doors të performonin në vitin 1967 në Universitetin e Miçiganit dhe u mahnit nga sjelljet skenike dhe antagonizmi i këngëtarit Jim Morrison. Sjellja ekstreme e Morrisonit, ndërsa performonte frymëzoi ate që të shtynte kufijtë e performancës skenike. Iggy Pop filloi të luante bateri në klasën e pestë, fillimisht duke përdorur jastëkë gome të ngjitur mbi dru të palosur, para se prindërit të blinin një set baterie për të. Ai u përfshi për herë të parë në muzikë gjatë shkollës së mesme, duke luajtur në një grup lokal, Iguanas. Ai i la ata për një grup rival, Prime Movers, para se të nisej për në Çikago për të perfeksionuar luajtjen e tij blues në bateritë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
The Psychedelic Stooges / Foto: Rolling Stones

Kur u kthye në zonën e Ann Arbor, ai ndryshoi emrin në Iggy Pop dhe formoi grupin fillimisht me emrin The Psychedelic Stooges. Me Dave Alexander në bas dhe vëllezërit Ron dhe Scott Asheton në kitarë dhe bateri, përkatësisht, Iggy mbante pozicionet e vokalit dhe të çmendurisë. Ata luajtën koncertin e tyre të parë më 3 mars 1968, si paragrup për të famshmit Blood, Sweat & Tears në Grande Ballroom të Detroitit.

Deri në vitin 1969, Elektra Records kuptoi potencialin dhe nënshkroi kontratën me Stooges. Ish-anëtari i Velvet Underground, John Cale, ishte producenti i albumit të tyre të parë, me titull The Stooges. Me këngë si “No Fun” dhe “I Wanna Be Your Dog” ishte e qartë se grupi ishte shumë larg kultivimit të kulturës “flower-power” që deri atëherë ishte shumë e përhapur dhe lidhej me lëvizjen hipe. Ashtu si zbehej fuqia e lëvizjes Hipi, në horizont filloi të shfaqej një lëvizje e re që do të evoluonte në punk. Nga ky moment fillon një nga karrierat më të jashtëzakonshme në muzikën rock: gjatë gjashtë dekadave të ardhshme, Iggy Pop bie dhe ngrihet, vdes dhe ringjallet, këndon dhe aktron, kënaq dhe hidhëron.

Vitet 1970 do të rezultonin jashtëzakonisht të paparashikueshme për Iggy Pop. The Stooges u shpërndan në vitin 1970, pas albumit “Fun House” u ribashkuan me një përbërje të re si Iggy and the Stooges në vitin 1973, dhe realizuan albumin “Raw Power” dhe më pas u shpërndan përsëri në vitin 1974, pas një koncerti të fundit që hyri në legjendë si veçanërisht i shfrenuar. Iggy Pop do të ribashkohet me The Stooges edhe dy herë tjera: më 2007, kur realizojnë albumin “The Weirdness”, dhe më 2013, për albumin “Ready to Die”. Iggy regjistroi një album me James Williamson (Kill City) në vitin 1975, por ai u shty përkohësisht.

Në vitin 1975, Iggy ishte i rraskapitur dhe në pikën më të ulët të jetës së tij. I paaftë të kontrollonte përdorimin e drogës, ai u shtrua vetë në Institutin Neuropsikiatrik në Los Anxhelos. David Bowie ishte një nga të paktët vizitorë të tij. Të dy ishin takuar dhe kishin krijuar një miqësi kur Bowie ishte thirrur si producent për albumin “Raw Power” dy vjet më parë. Më vonë, Iggy i rrëfeu biografit të Bowie-t, Paul Trynka, në vitin 2011: “Askush tjetër nuk erdhi… madje as miqtë e mi të ashtuquajtur në LA. Por David erdhi.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1976, Bowie e mori Iggyn me vete si shoqërues në turneun e albumit të tij “Station to Station”. Kjo ishte hera e parë që Iggy Pop përjetonte një turne profesional në shkallë të madhe, dhe ai mbeti i mahnitur, veçanërisht nga etika e punës së Bowie-t. Më vonë, ai deklaroi se të gjitha teknikat e tij të vetëndihmës i kishte mësuar nga Bowie gjatë atij turneu.

Pas një koncerti në Community War Memorial Arena në Rochester, Nju Jork, më 21 mars 1976, Bowie dhe Iggy u arrestuan për posedim të marihuanës. Arrestimi ndodhi në Americana Rochester Hotel. Bowie, Iggy dhe dy të tjerë u mbajtën në paraburgim për tre orë, përpara se të liheshin të lirë me kusht, kundrejt një garancie prej 2000 dollarësh secili. Arrestimi ishte një katalizator i rëndësishëm për atë që ndodhi më pas. Kjo ishte një periudhë e trazuar në jetën e të dy artistëve dhe diçka duhej të ndodhte. Të dy tashmë ishin të varur nga droga dhe të lodhur nga jeta e shfrenuar. Për t’i shpëtuar kulturës së drogës në Los Anxhelos, për t’u pastruar dhe për t’u përqendruar te karrierat e tyre muzikore, ata u zhvendosën në Berlinin Perëndimor. Me këtë vendim, në Berlin filloi një periudhë trevjeçare, ndër më të rëndësishmet për muzikën rock, pasi veprat që dolën nga qëndrimi në Berlin, si të Bowiet ashtu edhe të Iggy Pop, do të ndikojnë në rrymat muzikore për vitet në vijim.

Fillimi ishte paksa i vështirë. Duke shijuar një ndjenjë të re lirie, ata iu dorëzuan epsheve, njëherë vozitën me shpejtësi të plotë rreth një parkingu nëntokësor, duke rrezikuar të përplaseshin, të dehur nga drogat. Ky episod është pavdekësuar në këngën e Bowie “Always Crashing in the Same Car.”

Jo gjithë sjellja e tyre ishte shkatërrimtare. Ata zhvilluan një interes të madh të përbashkët për artin dhe u frymëzuan veçanërisht nga stilet evropiane në përgjithësi dhe nga piktori Erich Heckel në veçanti, deri në atë pikë sa disa nga albumet që krijuan në Berlin riprodhonin poza nga pikturat e Heckel-it.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pasi u vendosën në lagjen Schöneberg të Berlinit, ata u përqendruan në rikthimin në rrugën e duhur. Bowie e bëri këtë duke punuar me Brian Eno dhe duke hyrë në epokën e tij të radhës në muzikën, duke krijuar një nga evolucionet më të njohura të stilit të tij, teksa kaloi nga glam pop-i te avangarda elektronike. Kjo solli trilogjinë e tij të “albumeve të Berlinit”: “Low”, “Heroes” dhe “Lodger”.

Foto: British GQ

Iggy Pop, nga ana tjetër, nuk solli bashkëpunëtorë të jashtëm. Ai dëshironte të punonte me David Bowie, dhe të dy u hodhën me gjithë energji në atë që do të bëhej albumi i parë i Iggy-t, “The Idiot”. Ky album ishte pikë kthese në krijimtarinë e Iggy-t, të përshkruar prej tij si “një kryqëzim mes James Brown dhe Kraftwerkit gjerman”. Albumi shënonte një largim nga proto-punk-u i The Stooges drejt një tingulli më të qetë, mekanik, me nuanca elektronike, por me substancën e rebelimit që mbetej e pranishme. Në këtë album gjendet versioni i parë dhe origjinal i hitit të famshëm “China Girl”. Bowie, gjashtë vite më vonë, do ta shndërronte atë në një hit botëror në albumin ‘Let’s Dance’, për të ndihmuar Iggyn me financat e tij të dobëta në atë kohë.

Ndërkohë që Bowie kompozoi pjesën më të madhe të muzikës për “The Idiot”, Iggy shkroi shumicën e teksteve aty për aty në studio, shpesh si përgjigje ndaj muzikës që kompononte Bowie. Iggy gjithashtu ishte i prirur të improvizonte disa nga tekstet e tij drejtpërdrejt pranë mikrofonit, diçka që e mahniste Bowie-n. Titulli i albumit u mor nga romani me të njëjtin emër i Fjodor Dostojevskit, ndërsa piktura “Roquairol” e Erich Heckel-it frymëzoi kopertinën. Kjo pikturë frymëzoi edhe kopertinën e albumit “Heroes” të Bowie. Albumi “Low” i Bowie dhe “The Idiot” i Iggy-t u punuan pothuajse njëkohësisht dhe janë, në shumë aspekte, albume simotra. Shumë nga muzikantët që punuan në “Low” morën pjesë edhe në “The Idiot”, kryesisht nën udhëheqjen e Bowie-t. Procesi ishte i rrjedhshëm, me të dy ata të përfshirë në albumet e njëri-tjetrit – mund të dëgjosh Iggy-n duke dhënë vokale mbështetëse në “Low”, ndërsa Bowie është padyshim një pjesë thelbësore e “The Idiot”. Bowie refuzoi të promovonte albumin “Low”, duke zgjedhur në vend të kësaj të mbështeste Iggy-n në një turne të tij. Ai formoi një grup që përfshinte veten në tastierë, Ricky Gardiner në kitarë, dhe vëllezërit Tony dhe Hunt Sales në bass dhe bateri.

Bowie ishte i vendosur të mos merrte vëmendjen e publikut dhe shpesh qëndronte pas tastierës së tij, pa iu drejtuar drejtpërdrejt audiencës, në mënyrë që e gjithë vëmendja të përqendrohej te Iggy Pop. Ky mbetet një gjest i jashtëzakonshëm nga një nga artistët më të famshëm në botë. Incizimet live nga ky turne më vonë u publikuan në albumin “TV Eye Live” në vitin 1978.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i dytë i tij në bashkëpunim me David Bowie-n nga qëndrimi në Berlin, “Lust for Life”, ishte më pak eksperimental dhe kishte më shumë shije rock and roll. Në përgjithësi, kritikët e kanë përshkruar si garage rock, hard rock, proto-punk dhe new wave. Disa nga temat e tij janë të errëta, por shpirtërore, si në “The Passenger”, “Tonight” dhe “Turn Blue”, të cilat trajtojnë abuzimin me heroinë. Në kontrast, kishte edhe këngë më optimiste, si “Success” dhe “Lust for Life”, kjo e fundit u përshkrua nga revista Rolling Stone si “mesazhi i mbijetesës së Iggy -t për fansat e tij”.

Riff-i i famshëm i Bowie-t në “Lust for Life” u frymëzua nga hapja me kod Morse e lajmeve të Network of American Forces në Berlin. Në pika të ndryshme të këngës, melodia përsëritet nga e gjithë banda. Bateristi i grupt Joy Division, Stephen Morris, ka deklaruar: “Në ‘Lust for Life’, bateritë nuk duken të mëdha, por janë kolosale! Çymbalet më të forta që njeriu ka dëgjuar! Tërë jetën doja të tingëlloja ashtu.”

“The Passenger” u frymëzua nga një poezi e Jim Morrison-it, që e shihte jetën moderne si një udhëtim me makinë, si dhe nga udhëtimet me S-Bahn-in e Berlinit. Tekstet janë interpretuar gjithashtu si “koment i dijshëm i Iggy-t mbi vampirizmin kulturor të Bowiet”. Muzika, me një “ritëm të relaksuar, me elasticitet”, u kompozua nga kitaristi Ricky Gardiner.

Pas azilit trevjeçar në Berlin, i cili rezultoi me dy albume fenomenale, Iggy Pop realizoi tre albume me shtëpinë diskografike Arista. I pari, “New Values”, është albumi i tretë solo dhe përpjekja e parë e tij pa David Bowie. Bowie do të kthehej më vonë në bashkëpunime të ndryshme gjatë karrierës së Iggy Pop. “New Values” u prit mirë nga kritikët. Në revistën NME, Paul Morley shkroi se: “New Values mbështet në mënyrë përfundimtare Osterbergun si mendimtar dhe Iggyn si interpretues, dhe marrëdhënia është pozitive dhe krenare.” Megjithatë, The New York Times e konsideroi New Values si “të zbehtë”, krahasuar me albumet e mëparshme si producent me David Bowie – n.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Charlotte Robinson e PopMatters shkroi se: “Akti delikat i balancimit të ashpërsisë me butësinë, rebelimit me kënaqësinë, sinqeritetit me humorin, vajtimit të sigurt me një balladë të nuancuar e bën albumin të madh”.

Në albumin pasues, “Soldier”, Iggy bashkëpunoi me ish-basistin e Sex Pistols, Glen Matlock, dhe David Bowie (i cili po ndihmonte si mik i tij) mbi teknikat e inçizimit. Bowie dhe grupi Simple Minds japin vokalin mbështetës në “Play It Safe”, të cilën e kishin bashkë shkruar. David Fricke nga revista Rolling Stone e vlerësoi albumin pozitivisht, duke i kushtuar vëmendje suksesit të Iggy Pop në përballimin e personalitetit të tij vetëshkatërrues. Për albumin, Fricke shkroi: “Soldier”, si të gjithë albumet e tij, është një betejë e vështirë në një luftë që Iggy Pop është i vendosur ta fitojë.” Por albumi i pestë i tij dhe i fundit për shtëpinë diskografike Arista, ‘Party’, i realizuar në bashkëpunim me kitaristin e Patti Smith, Ivan Kral, nuk mori kritika të mira dhe e shtyu atë të braktiste kompaninë Arista.

Albumi i gjashtë i tij, “Zombie Birdhouse”, u realizua në qershor të vitit 1982 në Blank Tape Studios, në New York City. Albumi kishte si producent Chris Stein nga grupi Blondie dhe shënon jo vetëm braktisjen e bashkëpunëtorëve të vjetër, por edhe fundin e një epoke në karrierën e tij. Charlotte Robinson e revistës PopMatters shkruan se “Zombie Birdhouse” ka arritur status pothuajse legjendar për çuditshmërinë e tij” dhe se është “plot me sintetizatorë të zhurmshëm, ritme në stilin afro dhe tekste pseudo-poetike, me asociacione të lira”. Ajo gjithashtu shkroi se albumi “shënoi fundin e një periudhe intriguese dhe eksperimentale, megjithëse të çrregullt, të karrierës së Pop-it”. Jeffrey Ramos i Minor Clash Publications e quajti atë “albumin e fundit të epokës së valës së re të Pop-it dhe një nga publikimet më të errëta dhe eksperimentale të tij, që ishte dekada përpara kohës së vet. I mbushur me një etos të fortë punk rock, ndërsa endet përmes vargjeve poetike mbi ritme introspektive dhe eksperimentale”.

Në vitin 1980, Pop botoi autobiografinë e tij “I Need More”, të shkruar së bashku me Anne Wehner, një mbështetëse arti nga Ann Arbor. Libri, i cili përfshin një përzgjedhje fotografish bardh e zi, përmbante një parathënie nga Andy Warhol. Por fillimi i viteve 1980 nuk ishte aq i mëshirshëm për Iggy Pop; ai ishte financiarisht në telashe për shkak të shërimeve të shtrenjta nga varësia ndaj heroinës. Në vitin 1983, fati i tij ndryshoi kur David Bowie i erdhi përsëri në ndihmë. Ai inçizoi për albumin “Lets Dance” versionin e tij të këngës “China Girl” që bëhet hit botëror. Si bashkëshkrues i këngës, Iggy Pop mori të drejta të konsiderueshme autorësie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në albumin “Tonight”, në vitin 1984, Bowie regjistroi pesë këngë të tjera të shkruara bashkërisht duke i siguruar Iggy Pop-it sigurinë financiare, të paktën për një periudhë të shkurtër. Mbështetja nga Bowie i mundësoi Pop-it të bënte një pushim trevjeçar, gjatë të cilit ai kapërceu varësinë e tij të rigjallëruar nga heroina. Në ndërkohë, ai merr mësime për aktrim dhe kontribuon në këngën titullare të filmit të vitit 1984, “Repo Man”, së bashku me Steve Jones, më parë anëtar i Sex Pistols, në kitarë, si dhe me Nigel Harrison dhe Clem Burke, të dy nga Blondie, në bas dhe bateri. Në vitin 1985, Iggy Pop dhe Lou Reed kontribuan me zërat e tyre në filmin e animuar Rock & Rule. Pop interpretoi këngën “Pain & Suffering” në sekuencën përmbyllëse të filmit. Muzika e Iggy Pop u përfshi gjithashtu në kolonën zanore të filmit të vitit 1986, “Dogs in Space”.

Më 1986, ai shënoi rikthim të vërtetë muzikor me albumin “Blah Blah Blah”. I publikuar në shtator të atij viti, në etiketën A&M, ky album bëhet më i suksesshëmi komercialisht deri atëherë. “Blah-Blah-Blah” erdhi pas një ndërprerjeje katërvjeçare të bashkpunimit me David Bowie dhe do të bëhet bashkëpunimi i tyre i fundit. I përshkruar nga AllMusic si “albumi më komercial i karrierës së Iggy-t”, Blah-Blah-Blah u çertifikua si album i artë në Kanada. Në SHBA, ai arriti kulmin në vendin e 75-të në listën e 200 albumeve më të mira të Billboard. Recensimi i Rolling Stone u ankua për një “homogjenitet bezdisës”, por shtoi se “edhe në formën e tij më komerciale, “Blah-Blah-Blah” është aq i zemëruar shpirtërisht dhe emocionalisht i drejtpërdrejtë sa popi komercial i asaj kohe”. E njëjta revistë përshkroi gjithashtu këngën “Cry for Love” si “një bashkim shqyes i tërbimit klasik të Iggy-t, kabaresë së Bowie-t dhe cenueshmërisë së papritur romantike”.

Në vitet 1990, drejtimi muzikor i Iggy Pop merr një kthim të qëllimshëm te rrënjët e tij të garage rock, duke ndjekur tingujt e larmishëm të punës së tij të mëparshme solo dhe bashkëpunimeve me artistë tjerë. Pasi mori kritika të përziera për pjesën më të madhe të albumeve të tij të viteve 1980, Pop ftoi producentin Don Was, një fans i hershëm i Stooges, dhe zgjodhi një tingull hard rock.

Shumë këngë në album trajtojnë tematika lirike për Shtetet e Bashkuara që përballen me rreziqet e prishjes dhe implozionit kulturor. Slash dhe Duff McKagan, të famshëm nga Guns N’ Roses, u paraqitën në album si kompozitorë dhe performues. Kopertina u vizatua nga karikaturisti amerikan Charles Burns.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky është albumi i parë ku Iggy Pop kontribuon edhe si kitarist. Albumi mori disa nga kritikat më të mira që nga bashkëpunimet e tij me David Bowie, dhe kënga “Candy”, me vokalisten e B-52’s, Kate Pierson, u bë hiti i tij i parë në MTV.

Iggy Pop e ka sfiduar veten edhe në ujëra muzikore shumë të pazakontë për të. Albumi “Apres” i vitit 2012 ishte një befasi edhe për vetë kompaninë diskografike Virgin EMI Records. Duke u përbërë pjesërisht nga këngë të përpunuara nga autor tjerë dhe të kënduara në frëngjisht. Albumi u publikua nga Thousand Mile Inc pasi u refuzua nga Virgin EMI Records. Iggy Pop tha se kompania e tij muzikore do të kishte “përzgjedhur që unë të bëja një album rock me punk të njohur” dhe se “ata nuk menduan se do të fitonin para, nuk menduan se fansat e mi do ta pëlqenin – që janë qëndrime shumë të arsyeshme për një person të arsyeshëm – por ky është një lloj tjetër personi nga unë.”

Albumi është përshkruar si përmbajtës i “vokaleve të buta, këngëve të Cole Porter, Beatles, Frank Sinatra, Edith Piaf, Yoko Ono etj.” Ai karakterizohet nga melodi të qeta dhe një ndjenjë e përgjithshme elegancë. Kur u Bob Dylan pyet nga Bill Flanagan, autor dhe kritik muzikor, nëse kishte dëgjuar ndonjë album të mirë së fundmi, Dylan u përgjigj shkurt, po, Apres.

Fotografia në kopertinë i referohet figurës La Conscience, të cilën e luan Iggy Pop në filmin francez L’Etoile du jour (Ylli i mëngjesit) nga Sophie Blondy.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Iggy Pop ka zhvilluar edhe një karrierë të konsiderueshme si aktor, kryesisht në filmat dhe serialet e pavarura, por edhe në ato hollywoodiane. Ai ka luajtur në “Sid and Nancy” (një rol i shkurtër pa fjalë), The Color of Money, Hardware (vetëm zëri), The Crow: City of Angels, The Rugrats Movie, Snow Day, Coffee and Cigarettes të Jim Jarmusch përballë Tom Waits, në segmentin e tretë të filmit, “Somewhere in California”, si dhe në Cry-Baby, Dead Man, Tank Girl dhe Atolladero, një Western fantastiko-shkencor spanjoll. Në shkurt të vitit 2009, ai luajti personazhin Victor në filmin Suck. Pop u shfaq së bashku me yllin indie Greta Gerwig edhe në filmin Art House.

Iggy Pop është shfaqur gjithashtu në shumë seriale televizive, duke përfshirë Tales from the Crypt, The Adventures of Pete & Pete dhe Star Trek: Deep Space Nine.

Foto: Screen Rant

Iggy Pop është portretizuar në disa dokumentarë rock dhe ka kontribuar me këngë në shumë kolona zanore, duke përfshirë Crocodile Dundee II, Trainspotting, Lock, Stock and Two Smoking Barrels, Haggard, Arizona Dream, Repo Man, Black Rain, Freddy’s Dead: The Final Nightmare, Shocker dhe Kurt Cobain: About a Son. Në filmin Velvet Goldmine, Ewan McGregor portretizon Curt Wilde, një personazh të bazuar  te Iggy Pop. Në serinë e videolojërave Super Mario, personazhi Iggy Koopa u emërua sipas tij. James O’Barr krijoi personazhin Funboy në The Crow duke u frymëzuar nga Pop.

Iggy Pop punoi me Johnny Depp në disa filma: ata u shfaqën së bashku në Cry-Baby dhe Dead Man. Pop siguroi kolonën zanore për The Brave, i cili u drejtua dhe luajti nga Depp, Iggy interpretoi veten si kukull në filmin e shkurtër Squirrel Mountain: Iggy to the Rescue, ku ai gjithashtu këndoi këngën Frozen Peas. Iggy Pop ka qenë narrator i shumë dokumentarëve në BBC, ndër të tjera edhe për shkrimtarin William Burroughs, nga i cili ai vetë ishte i ndikuar. Në The Venture Bros., Iggy (me zërin e Christopher McCulloch) shfaqet së bashku me Klaus Nomi si një nga truprojat e The Sovereign, ndërsa ky i fundit portretizohet si David Bowie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Dangerous Minds

Në serialin JoJo’s Bizarre Adventure (serial manga dhe anime), personazhi Iggy u emërua sipas tij, pasi autori Hirohiko Araki është një fans i madh i tij.

Me gjithë këtë veprimtari, Iggy Pop mbetet një figurë që nuk anashkalohet në asnjë fenomen të sub-kulturës, duke filluar nga muzika e deri video lojërat. Si muzikant dhe performues, ai ka mbetur avantgard që nga dita e parë kur ka performuar. Ai ka mbetur ikonë kulturore dhe një ndikim i rëndësishëm për një gamë të gjerë muzikantësh dhe zhanre të shumta: në punk te Sex Pistols, në indie rock te The Smiths, dhe në grunge te Nirvana. Ai citohet shpesh si një nga influencat kryesore në post-punk, elektronikë dhe rock industrial, duke përfshirë Depeche Mode, Nine Inch Nails dhe Joy Division.

Ai është fitues i shumë çmimeve muzikore dhe letrare; ndër të tjera, fitues i çmimit Firecracker, një çmim letrar vjetor në SHBA që fokusohet te botimet e shtypit të vogël, si edhe fitues i Grammy-t për arritje jetësore. Ai u shpall një nga 50 Zërat më të Mëdhenj nga NPR (National Public Radio), për shkak të zërit të tij të veçantë.

Foto: NME

Në vitin 2010, ai u fut në Sallën e Famës së Rock and Roll-it si anëtar i grupit The Stooges. Në vitin 2017, pak pas ditëlindjes së tij të 70-të, Pop u dekorua si “Komandant i Urdhrit të Arteve dhe të Letrave”, një titull i dhënë nga konsulli i përgjithshëm francez në Miami, në emër të qeverisë franceze.

Një fotografi e tij në skenë me fansat, e realizuar nga Antoine Veling në Shtëpinë e Operës së Sidneit në vitin 2019, fitoi kategorinë e Kulturës në Çmimet Botërore të Fotografisë Sony./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
TAGGED:albumautobiografiBerlinbowieçmimedokumentareksperimentenergjifrymëzimGrungeIggyikonëindustrisëkarrierëkëngëKoncertkritikëKULTURëndikimpeopleperformancëPunkRebelimrockskenëStoogessubkulturëtopTophomeTrashëgimi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zgjidh të shohësh mirë: Si ndikon fokusi në lumturinë dhe suksesin tënd?
Artikulli i ardhshëm Zbuloni 5 vendet që meritojnë t’i vizitoni në Turqi!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun

15 Shikime
People

Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë

15 Shikime
People

Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?