Nga sot, 7 tetor 2Nga sot, 7 tetor 2025, Shqipëria është anëtare e plotë e SEPA-s (Single Euro Payments Area), duke u bërë pjesë e të njëjtit sistem pagesash që përdoret në gjithë Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe një përfitim konkret për qytetarët.
“Nga sot, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE”, shkruan Rama.025, Shqipëria është anëtare e plotë e SEPA-s (Single Euro Payments Area), duke u bërë pjesë e të njëjtit sistem pagesash që përdoret në gjithë Bashkimin Evropian.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, integrimi në SEPA do të sjellë kursime prej rreth 20 milionë euro vetëm në vitin e parë për qytetarët dhe bizneset, falë uljes drastike të tarifave dhe unifikimit të standardeve të pagesave me ato evropiane.
Ky zhvillim, i cilësuar si “një lajm shumë i mirë në rrugën drejt anëtarësimit”, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe sistemit bankar për modernizimin e infrastrukturës financiare dhe digjitalizimin e pagesave./Katror.info