Ka nisur të mërkurën në Hagë të Holandës punimet e samitit dy-ditor të liderëve të NATO-s.
Samiti ka nisur me një konferencë të përbashkët të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Konflikti në Lindjen e Mesme ishte në qendër të bisedës së shkurtër të tyre me gazetarët dhe pritet të përmendet gjatë gjithë ditës.
Menjëherë pas takimit të sotëm në mëngjes, dyshja është fotografuar bashkë me udhëheqësit e tjerë për foton tradicionale familjare.
Tani krerët e shteteve kanë nisur takimin ku do të diskutojnë mbi çështje që përfshijnë Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes.
Pastaj, këtë pasdite, Rutte do të mbajë një konferencë për shtyp dhe gjithashtu pritet të ketë edhe komente nga Trumpi dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. /KOHA/Katror.info