Një ekzemplar i veçantë i modelit VW Beetle u shit së fundmi në një ankand në Britaninë e Madhe për 49,500 £ (rreth 57,000 €).
Bëhet fjalë për një Volkswagen 1203LE Beetle Karmann Cabriolet i vitit 1979 dhe është interesant fakti se kjo makinë kishte kaluar pak më shumë se tre kilometra.

Një ekzemplar praktikisht i re i “beetle” është një nga kabriolet e fundit të prodhuara nga Karmann me timonin e vendosur në anën e djathtë.

Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, makina është e mbuluar me pluhur, e ruajtur në një dhomë të mbyllur, dhe është e lyer me “Brazilian Brown”. Perveç pluhurit, çdo gjë tjetër është në gjendje të shkëlqyer, perfshi motorin dhe rrotat. /Katror.info