Sipas një studimi të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, konsumimi i përditshëm i një sasie të vogël qumështi, veçanërisht në një gotë çaji, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të depresionit dhe ankthit.
Hulumtimi ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht qumësht me yndyrë të ulët kanë 32% më pak mundësi të diagnostikohen me ankth dhe 16% më pak gjasa të vuajnë nga depresioni, krahasuar me ata që nuk konsumojnë fare qumësht, transmeton Katror.info.
Ndërkohë, efektet mbrojtëse të qumështit gjysmë të shkrirë rezultuan më të larta sesa ato të qumështit të plotë ose të skremuar. N
ga ana tjetër, ata që përdorin alternativa vegane, si qumështi i sojës apo i tërshërës, kanë më shumë gjasa të përjetojnë ankth ose depresion, sipas rezultateve të studimit.
Studiuesit nga Universiteti Mjekësor i Jugut në Kinë sugjerojnë se balanca e yndyrave në qumështin gjysmë të shkrirë luan një rol të rëndësishëm në rritjen e niveleve të hormoneve si serotonina dhe dopamina, të cilat ndikojnë pozitivisht në tru.
“Profili i veçantë i acideve yndyrore në qumështin gjysmë të shkrirë ofron mbrojtje më të madhe për trurin, duke ulur mundësinë e zhvillimit të ankthit dhe depresionit,” theksojnë studiuesit në studimin e publikuar në revistën Frontiers in Nutrition.
Hulumtimi, i cili përfshiu të dhëna nga 357,568 persona të moshave 36 deri 73 vjeç dhe zgjati mbi 13 vjet, zbuloi se konsumuesit e rregullt të qumështit gjysmë të shkrirë kishin një rrezik 16% më të ulët për depresion dhe 29% më të ulët për ankth.
Ndërsa qumështi i plotë tregoi lidhje me një rrezik më të ulët për ankth, ai nuk pati të njëjtin efekt për depresionin.
Në kontrast, ata që konsumonin qumësht bimor kishin një rrezik më të lartë për të zhvilluar këto probleme, në krahasim me ata që konsumonin qumësht bulmetor ose që nuk konsumonin fare qumësht.
Autorët e studimit theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate dhe për të eksploruar lidhjen midis sasisë së konsumuar të qumështit dhe shëndetit mendor./Katror.info
Përgatiti:
