E gjithë historia e njeh për intelegjencën e tij të lartë, por a ekziston ndonjë institucion kulturor në Izrael, prej nga vjen Ajnshtajni, i cili ruan vlerat dhe pasuritë e Anjshtanjit si trashigimi?
Duket se shumë shpejt, Izraeli po planifikon ta ndërtojë një muze kushtuar fizikanit Albert Ajnshtajn pasi qeveria miratoi së fundmi projektin me vlerë 18 milionë dollarë.
Muzeu do të ndërtohet në mjediset e Universitetit Hebraik në Jerusalem. Ajnshtajni u lind në Ulm të Gjermanisë, por si një hebre, ai iku në ShBA për t’i shpëtuar nazistëve, shkruan Top Albanian Radio.
Si një nga themeluesit e Universitetit Hebraik, ai i la trashëgimi institucionit shkrimet dhe pasuritë e tij, i cili u hap në vitin 1925. Einstein u nderua gjithashtu me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.

Nëpërmjet një deklarate, Universiteti tha se “Projekti, i udhëhequr nga Ministria e Çështjeve dhe Trashëgimisë së Jerusalemit dhe Universiteti Hebraik, përfshin ndërtimin e një ndërtese unike në kampusin “Safra” të universitetit, në Givat Ram për të vendosur arkivat e plota të Ajnshtajnit. Arkivat do të jenë të qasshme për publikun e gjerë në formatin digjital dhe muzeu do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë inovative për edukimin shkencor dhe teknologjik”.
Muzeu “Albert Ajnshtajn” do të shfaqë kërkimet, aktivitetet dhe veçoritë e fizikës përmes teknikave të ekspozitës moderne, demonstrimeve shkencore dhe dokumenteve origjinale.
Muzeu gjithashtu planifikon të nxjerrë në pah lidhjen e thellë të shkencëtarit me fatin e popullit hebre, shtetin e Izraelit dhe Universitetin Hebraik të Jerusalemit./Katror.info