Ajo që i ka shpëtuar tjetërsimit të Pallatit të Shtypit, salla e shtypshkronjës së “Rilindjes” ka marrë statusin e monumentit së paku për një vit. Kaherë qe alarmuar se edhe ajo pjesë është lënë pas dore.
Tashmë disa vite ndërtesa ku i ka pasur zyret gazeta e parë shqipe ne Kosovë “Rilindja” përdoret nga ministri të ndryshme. Pas luftës kjo ndërtesë është përdorur nga media të ndryshme mes tyre edhe nga Rilindja. Për shkak të vështirësive financiare Rilindja ka ndalur së botuari viet më parë.

Në mesin e 19 aseteve që i janë shtuar Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përkohshme, është edhe materniteti “Nëna Terezë” në Prishtinë, objekti që është dëshmi unike e rezistencës së shqiptarëve në kohë represioni, shkruan Koha Ditore.
Lista e fundit e publikuar ne faqen e Ministrisë së Kulturës gjendet këtu.
Përgatiti:
