Një reporter amerikan ka bërë një gjest heroik gjatë uraganit IAN në SHBA.
Në kohën kur po raportonte në Orlando gazetari Tony Atkins i WESH 2 e vërejti një grua që kishte ngecur në veturë në një vend të përmbytur nga uji, shkruan CNN.
Ai e la transmetimin direkt, u fut në ujë deri në bel dhe shkoi ta shpëtonte. Duke u varur anash derës së makinës së saj, infermierja Tonya McCullough ia dha Atkins çantën e saj, të cilën ai e mbajti me kujdes mbi ujë dhe hipi në shpinën e Atkins.
Kur arritën në një vend të sigurt, Atkins e zbriti me kujdes McCullough-un në këmbë dhe ajo u nis shpejt për në punë – ajo po ngiste për të filluar turnin e saj kur ngeci në përmbytje – dhe Atkins u kthye me qetësi të raportonte.
McCullough u takua me Atkins të premten dhe i dha letrat falënderuese nga nipërit e saj për gjestin e tij të madh.
Oh, dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë herës së parë që Atkins mbuloi një uragan./Katror.info
Përgatiti:
