Po flasim për ngjyrat që u përshtaten femrave të të gjitha moshave, pra tonet e buta karamel janë tendenca kryesore e kësaj vjeshte.
Avokatja e të drejtave të njeriut dhe bashkëshortja e George Clooney – Amal Clooney konsiderohet si një nga figurat publike të veshura më mirë.
Përveç ndjenjës së matur dhe të rafinuar të modës, Amal ndjek me besnikëri trendet në fushën e modeleve të flokëve, por në mënyrën e saj. Kështu së fundmi ajo ka shfaqur një ndryshim të vogël por domethënës në ngjyrën e flokëve, e cila është vepër e parukierit Dimitris Gianetos.

“Meqenëse është fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës, u frymëzova nga ndryshimi i stinëve në Venecia dhe doja të krijoja një nuancë që është diku mes blusë dhe kafesë, kështu që toffee angleze është e përkryer për fillimin e vjeshtës”, tha ai për Vogue, duke shtuar se truku është për të vendosur fijet drejt e rreth fytyrës.
Duket se tonalitetet e buta karamel do të bëhen trendi kryesor i kësaj vjeshte./Katror.info