Platforma e mesazheve të Meta Threads ka vënë në dispozicion disa funksione të reja që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimit.
Mark Zuckerberg, i cili zotëron platformën e re Threads, njoftoi mbështetjen për veçorinë e ndarjes së postimeve në mesazhet direkte në Instagram.
Përveç kësaj, Threads ka marrë gjithashtu tekst alt të personalizuar për foto dhe video dhe një buton të ri përmendje (@).

Opsioni “Dërgo në Instagram” i lejon përdoruesit të postojnë përmbajtjen e tyre të Threads direkt në Instagram, përmes butonit “Dërgo”.
Për më tepër, një opsion i personalizuar “alt-text” i lejon përdoruesit e Threads të shtojnë (ose modifikojnë tekstin ekzistues alt të gjeneruar automatikisht) për fotot dhe videot, përpara se të ngarkojnë atë përmbajtje.
Butoni i ri i përmendjes do ta bëjë më të lehtë etiketimin e profileve në postimet e “Treads” të përdoruesit. Së fundi, Platforma lehtësoi verifikimin e identitetit të përdoruesit në platforma të ndryshme, të tilla si Mastodon. /Katror.info