Kur oqeani nxehet shumë, shkëmbinjtë koralore zbehen, dobësohen dhe shpesh vdesin. Aktualisht, mbi 80% e zonave me korale në botë janë prekur nga stresi i nxehtësisë që nga viti 2023, duke shkaktuar zbehjen më të rëndë që nga vitet ’90.
Por shkencëtarët po testojnë një mënyrë të re për të ndihmuar: një xhel aromatik që aktivizohet me dritë dhe i udhëzon larvat e koraleve të vendosen në zona të reja. I quajtur SNAP-X, ky xhel përmban grimca të vogla që lëshojnë aromën natyrale të algave që zakonisht tregojnë një rif të shëndetshëm.
Testimet kanë treguar se larvat janë deri në 20 herë më të prira të vendosen aty ku aplikohet xheli, krahasuar me zonat pa të. Kjo metodë ndihmon edhe në ruajtjen e diversitetit gjenetik, ndryshe nga metodat tradicionale që përdorin klonim të koraleve ekzistuese.
Edhe pse kërkimi është në fazat e para dhe sfidat për prodhim në shkallë të gjerë mbeten, SNAP-X shihet si një pjesë premtuese e zgjidhjeve për rigjallërimin e rifëve koralore, në një kohë kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë. /Katror.info
Përgatiti:
