katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Njihuni me Karol G, Taylor Swift-in e Kolumbisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Njihuni me Karol G, Taylor Swift-in e Kolumbisë

Last updated: 14/12/2024 1:45 PM
283 Shikime
Shpërndaje
FOTO: GETTY IMAGES
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Njihuni me Karol G, Taylor Swift-in e Kolumbisë

Të gjithë kemi dëgjuar për Taylor Swift, por çfarë dimë për këngëtaren kolumbiane Karol G?

Ndërsa Swift ka dominuar titujt e lajmeve dhe shitjet e biletave për koncerte gjatë viteve të fundit, në fakt është ylli 33-vjeçar i muzikës pop latine, videot e së cilës janë më të shikuarat në internet.

Sipas Vevo-s, që është ofruesi kryesor i videove muzikore zyrtare në YouTube, videot e Karol G kanë qenë më të transmetuarat në mbarë botën gjatë katër viteve të fundit, nga 2021 deri në 2024.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Këtë vit, videot e Karol G në Vevo janë parë 3.5 miliardë herë, me bashkëkombësen e saj kolumbiane Shakira në vendin e dytë me 1.96 miliardë, dhe Swift në vendin e tretë me 1.95 miliardë, shkruan BBC, përcjell Katror.info.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, kush është Karol G dhe çfarë e ka ndihmuar suksesin e saj, që e bëri të shiste plotësisht biletat e Stadiumit Bernabéu në Madrid për katër net në korrik, si dhe stadiumet në mbarë SHBA-në vitin e kaluar?

E lindur në qytetin kolumbian Medellín në vitin 1991, emri i saj i plotë është Carolina Giraldo Navarro. Ajo kishte dëshirë të bëhej këngëtare që në moshë të re dhe, kur ishte 14 vjeç, u paraqit në versionin kolumbian të shfaqjes së talenteve X Factor në vitin 2005.

foto: getty images

Megjithatë, suksesi nuk erdhi menjëherë. Deri në vitin 2014, ajo ishte zhvendosur në SHBA për të jetuar me hallën e saj në New York City, për të mësuar anglisht dhe për të bërë punë të zakonshme. Në atë kohë, pothuajse hoqi dorë nga ëndrra për të ndjekur një karrierë në muzikë, por i ati e bindi që të mos dorëzohej, duke e siguruar se mund t’ia dilte.

Ndërsa ishte në SHBA, Karol G mori pjesë edhe në një konferencë mbi biznesin muzikor në Boston, e cila, sipas saj, i dha shumë njohuri për mënyrën se si funksiononte industria.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hiti i saj i parë erdhi në vitin 2017 me këngën Ahora Me Llama, një bashkëpunim me këngëtarin portorikan Bad Bunny. Albumi i saj i parë, ‘Unstoppable’, u publikua menjëherë pas kësaj.

Që nga ajo kohë, hitet e saj nuk kanë ndalur. Albumi i saj i vitit 2023, Mañana Será Bonito, u bë albumi i parë tërësisht në gjuhën spanjolle nga një artiste femër që kryesoi listën e albumeve në SHBA.

Stili i muzikës së Karol G shpesh përshkruhet si “reggaeton”. Ky zhanër kombinon hip-hop-in me muzikën latine dhe atë xhamajkane, ndërsa këndimi dhe rap-i zakonisht bëhen në gjuhën spanjolle.

Ndërsa njihet gjerësisht për punën e saj të palodhur dhe ambicien, Rocío Guerrero, drejtoresha e muzikës latine në Amazon Music, thekson se Karol G – dhe muzika latine në përgjithësi – janë ndihmuar shumë nga rritja e transmetimeve në platforma streaming, si për muzikën ashtu edhe për videot shoqëruese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Streaming-u ka demokratizuar skenën,” thotë zonja Guerrero, duke shpjeguar se kjo ka mundësuar që muzika latine, e cila më parë nuk luhej në radiot tradicionale, të shpërndahet në të gjithë botën.

“Radiot ishin lokale, por me streaming ne i bashkuam të gjitha ato audienca [në mbarë globin]. Kjo i ka dhënë më shumë mundësi këngëve dhe artistëve latinë të jenë të dukshëm. Karol G është shembulli perfekt i kësaj evolucioni.”

Sot, në Amazon Music, më shumë se një e treta e muzikës latine konsumohet jashtë Amerikës Latine, dhe vetëm në tre vitet e fundit, dëgjueshmëria për Karol G është rritur me më shumë se 250%.

Ndërkohë, në SHBA, muzika latine është tani zhanri me rritjen më të shpejtë, duke arritur një rekord prej 1.4 miliardë dollarësh [1.1 miliardë paund] të ardhura nga shfaqjet vitin e kaluar, sipas Shoqatës së Industrisë së Regjistrimeve të Amerikës [RIAA]. Streaming-u përbënte 98% të kësaj shifre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu, këtë vit, albumi Mañana Será Bonito i Karol G ishte albumi i katërt më i transmetuar globalisht në Spotify.

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e saj e vlerësuar kishte arritur në 25 milionë dollarë deri në vitin 2023 – një shifër që me shumë gjasë është rritur ndjeshëm pas turneut të saj të fundit.

Përveç muzikës, ajo fiton para edhe nga bashkëpunimet me kompaninë e këpucëve Crocs, markën sportive Kappa, vodkën Smirnoff, dhe markën spanjolle të modës Loewe.

Emri i saj është shfaqur gjithashtu në fanellat e klubit të futbollit FC Barcelona si pjesë e partneritetit të klubit me platformën muzikore Spotify. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:artisteCarolina Giraldo NavarroKarol GMuzika LatineMuzikëpeopleShakiraStreamingtop3tophome1VevoYoutube

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Galaksia ‘Dritat e Krishtlindjeve’ zbulon si u formua Universi
Artikulli i ardhshëm Krijohet roboti me AI në Australi, do të përdoret për punët në bagëti!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

2 Shikime
Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?