Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.
Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës ka qenë propozim-vendimi për vënien në shqyrtim publik të Projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.
Kryesuesi i mbledhjes, Ajet Brajshori tha se në sallë janë prezent vetëm 21 anëtarë.
“Nuk ka të bëjë me miratimin e planit por me diskutim publik. Nuk mund të procedohemi tutje në mungesë të kuorumit”, tha ai.
Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë e ka bojkotuar këtë seancë, ndërkohë që më parë ka thënë se “ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore”./Katror.info