Pesë vjet pasi COVID-19 shkaktoi bllokime kombëtare, pasiguri ekonomike dhe vrau miliona njerëz, vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ranë dakord për një projekt “traktat pandemik”.
Ai përcakton udhëzimet se si komuniteti ndërkombëtar mund të përballet me krizën e ardhshme globale shëndetësore.
Pas përgjigjes kryesisht katastrofike të botës ndaj coronavirusit, vendet e ngarkuan OBSH-në të mbikëqyrte një traktat pandemik në vitin 2021.
Negociatat përfunduan herët të mërkurën mbi një marrëveshje që pritet të miratohet muajin e ardhshëm në takimin vjetor të agjencisë shëndetësore të OKB-së në Gjenevë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e shpalli atë si një moment historik, duke thënë se vendet kanë vërtetuar se “në botën tonë të ndarë, kombet mund të punojnë ende së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe një përgjigje të përbashkët”.
Pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të tërhequr vendin nga OBSH në janar, zyrtarët amerikanë u ndaluan të marrin pjesë në bisedimet nga administrata Trump dhe nuk pritet të nënshkruajnë traktatin.
Javë pas vendimit të Trump, presidenti i Argjentinës, Javier Milei gjithashtu u largua nga OBSH, duke përmendur “dallimet e thella” me agjencinë e OKB. /Katror.info
Përgatiti:
