Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë amerikane.
CSGS ndodhet në një nga bazat ushtarake më të mëdha amerikane në Evropë – Grafenwohr të Gjermanisë.
Kursi kishte për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në Facebook. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)