Filmi “Okarina”, me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të shkruar nga Albana Muja, u vlerësua me çmimin “Skenari më i Mirë” në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar të Fiksionit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Rengos (FECIR).
Ky festival prestigjioz, që njihet si një nga më të rëndësishmit në rajonin e Amerikës Latine, u mbajt nga 25 deri më 30 nëntor 2024 në qytetin e Rengos, Kili.
“Okarina” sjell një rrëfim të ndjeshëm dhe artistik për identitetin dhe trashëgiminë kulturore, duke ndjekur udhëtimin emocional të personazheve përmes muzikës dhe lidhjes me traditën. Filmi ka tërhequr vëmendje për qasjen e tij unike dhe mesazhin universal që përcjell.
FECIR, i themeluar në vitin 2005, mbledh çdo vit filma nga mbarë bota, duke promovuar kinemanë artistike dhe duke ofruar një platformë për krijuesit e rinj e të talentuar. Çmimi për “Okarina” është një sukses i madh për kinematografinë shqiptare dhe një vlerësim për talentin krijues të ekipit të filmit./Katror.info