Pas 45 viteve nga premiera e saj historike, opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Kjo vepër e kompozuar nga Rauf Dhomi, shënon një moment historik për kulturën muzikore shqiptare dhe përfaqëson një nga arritjet më të rëndësishme të artit operistik në Kosovë.
Sipas njoftimit të Operës së Kosovës, shfaqja do të mbahet më 25 nëntor 2024, në orën 19:00, në sallën madhështore të Teatrit të Operës dhe Baletit.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm që rikthen emocionet dhe madhështinë e kësaj kryevepre për publikun shqiptar”, thuhet në njoftim.
Nën regjinë e mjeshtrit të shquar Nikolin Gurakuqi dhe dirigjimin e maestro Edon Ramadani, produksioni premton një përjetim të veçantë artistik.
Kjo shfaqje historike është një mundësi për artdashësit që të përjetojnë emocionet e një prej kryeveprave më të rëndësishme të artit operistik shqiptar. /Katror.info
Përgatiti:
