Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, vizitoi të enjten Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën 1 Tetori, ku aktualisht po kryhet numërimi i votave për kandidatët për deputetë, shkruan Katror.info.
“Vizitova sot Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, shkroi Orav në X.
Visited today the Municipal Counting Center in Pristina, where the counting process is ongoing. pic.twitter.com/DypAi1qZii— Aivo Orav (@AivoOrav) February 13, 2025
Ndërkaq, sot është dita e tretë prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh.
Procesi i numërimit gjatë këtyre ditëve ka filluar me vonesë për shkak të telasheve teknike.
Përveç komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, të pranishëm në këtë qendër janë edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian./Katror.info