Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka shprehur mirënjohjen e saj publike për deputetin e Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson, për nismën që Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025, shkruan Katror.info.
Në komunikatën për media të QKRMT-së thuhet: “Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999.”
Feride Rushiti është e njohur për angazhimin e saj të palodhur në mbështetjen dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës dhe torturës gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke u bërë simbol i shpresës dhe drejtësisë për mijëra të prekur.
Ky nominim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në promovimin e kauzës së viktimave të luftës dhe një njohje ndërkombëtare për përpjekjet humanitare të Kosovës./Katror.info