Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social Facebook mbi një takim të zhvilluar këtë të mërkurë me ambasadorët e vendeve të BE-së.
Osmani thekson se në takim u diskutuan problematikat mbi masat e padrejta ndaj Kosovës që duhen larguar.

“Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së. Po ashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian.
“Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim”, tha Vjosa Osmani. /Katror.info
Përgatiti:
