Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Republikën e Letonisë dhe Presidentin, Edgars Rinkēvičs për mikpritjen.
Osmani ka udhëtuar për vizitë pune me ftesë të presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs. Presidentja në agjendë ka dorëzimin e medaljes ushtarake presidenciale në nder të kontributit të Forcave Mbrojtëse të Letonisë për paqen dhe sigurinë si pjesë e misionit KFOR.
Gjatë vizitës së saj njëditore, presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të marrë pjesë në diskutime me ekspertë dhe akademikë mbi politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme./Katror.info