Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar konferencë për media sot nga ora 19:00. Para kësaj, ajo ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Po ashtu, paradite Presidentja Osmani ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot mandatarin e ri për formimin e qeverisë, Glauk Konjufcën./Katror.info











