Presidentja Vjosa Osmani deklaroi të premten në Washington D.C. se mbështetja e aleatëve dhe partnerëve është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit në institucionet euroatlantike.
Ajo ka bërë të ditur në Facebook se ka zhvilluar një diskutim me diplomatë dhe ekspertë në “Atlantic Council”.
“Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara. Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka shkruar Osmani, që po qëndron në SHBA qe disa ditë.
Ajo është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, ndërsa gjatë një ligjërate të mbajtur ka theksuar se, së fundmi, presidenti amerikan Donald Trump ka parandaluar një përshkallëzim të situatës në Kosovë./Katror.info