Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul tha të ketë kërkuar mbështetjen që të hiqen masat e padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka folur për rëndësinë e vizitës së tij në Prishtinë, ku edhe theksoi SE Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare.
“Vizita juaj në Kosovë është një dëshmi e qasjes tuaj dhe Qeverisë së BE mbete i pa plotë pa anëtarësimin në Ballkanit Perëndimore. Kjo vizitë është i një rëndësie. Gjermania ka qenë dhe do të mbetet një aleatë i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e sheh Gjermanisë si mikun me të afërt dhe aleatin më të besueshme në kontinentin evropian. Gjatë takimit kam ritheksuar se Kosova mbete e përkushtuar për anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë, heqja sa më parë dhe sa më shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë. Rruga drejte BE duhet të jetë rrugë e bazuar në merita. Ne inkurajojmë bizneset gjermane që të shohin Kosovës si vend për të investuar. Kosova është ekonomia me e re, por është dinamike, digjitale…“, tha Osmani./Katror.info











