Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në njoftimin e saj, Osmani tha se ishte kënaqësi e veçantë ta mirëpriste sërish në Republikën e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vendit për të ecur përpara me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane.
Gjatë takimit, është diskutuar për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj Kosovës, si dhe për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.
Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian mbetet thelbësore për Kosovën në këtë rrugëtim drejt Bashkimit Evropian./Katror.info