Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Odën Ekonomike të Letonisë, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët ndërkombëtarë.
“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane,” njoftoi Osmani.
Ajo gjjithashtu tha se Kosova mbetet e hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore./Katror.info