Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vizituan sot Mitrovicën e Jugut, ku u pritën nga kryetari i komunës, Faton Peci.

Qëllimi i vizitës zyrtare është avancimi i projekteve zhvillimore dhe investimeve strategjike në rajon, me fokus në sektorët e agroturizmit dhe shëndetësisë, duke nxitur zhvillimin lokal dhe mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar.
Vizita nënvizon rëndësinë e angazhimit të institucioneve dhe partnerëve të huaj në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës së Jugut./Katror.info










