Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë në Berlin mbajti një ‘Laudatio’ për ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.
Në një postim në Facebook, Osmani rikujtoi rolin historik të Clintonit në mbështetjen e Kosovës, duke e lidhur atë me momentet e vështira të vitit 1999, kur fjalimet e tij dëgjoheshin me shpresë në Kosovën e pushtuar nga regjimi i Millosheviqit.
“Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur,” shkroi Osmani.
Ajo theksoi se mbështetja e Clintonit për Kosovën ka qenë një reflektim i vlerave amerikane të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.
“Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara,” përfundoi ajo./Katror.info