Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin amerikan Donald Trump, dhe ka zhvilluar siç ka thënë bisedë përmbajtësore.
Në një postim në Facebook, Presidentja tha se takimi ishte planifikuar të jetë protokollar, por ai u shndërrua në tjetër.
“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani ka pasur në ditët e kaluara takime apo bisedime më të gjata apo të shkurtëra edhe me shumë përfaqësues të tjerë të politikës amerikane, sië ishte sekretari Marco Rubio, pastaj krerët e Bashkimit Evropian, liderë të Banlgladeshit, Vatikanit, Finlandës, Guinea Bissao, Senegalit e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor./Katror.info