Një pajisje revolucionare ‘OrganOx’ – që ruan organet e dhuruara duke imituar kushtet brenda trupit të njeriut ka fituar Çmimin MacRobert të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky çmim, që nderon arritjet më të mëdha inxhinierike, shënon një largim nga metoda tradicionale e ruajtjes së organeve në akull.
Në vend të kësaj, pajisja simolon funksionet jetësore, duke bërë të mundur ruajtjen e organeve për një kohë më të gjatë – faktor ky jetik në rastet emergjente, shkruan PositiveNews, përcjell Katror.info.
Pajisja u shpik nga Prof. Constantin Coussios, bashkëthemelues i OrganOx dhe drejtor i Institutit të Inxhinierisë Biomjekësore në Universitetin e Oksfordit. Ajo është përdorur tashmë në rreth 6,000 transplante të mëlçisë.
“OrganOx ka krijuar një risi të jashtëzakonshme dhe shpëtuese jete, që ndihmon në rritjen e numrit të organeve të disponueshme për transplantim,” tha Dr. Alison Vincent, kryetare e jurisë./Katror.info