katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    24 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    24 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Papa Was a Rollin Stone” – një këngë ikonike që përmbledh histori të shumë njerëzve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Papa Was a Rollin Stone” – një këngë ikonike që përmbledh histori të shumë njerëzve

Last updated: 05/01/2025 10:54 AM
412 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese/Envato

“Papa Was a Rollin’ Stone” u shkrua nga Norman Whitfield dhe Barrett Strong, dy nga kantautorët më të suksesshëm në shtëpinë diskografike Motown në Detroit të Amerikës. Whitfield krijoi melodinë bezdisëse të këngës, ndërsa Strong trajtoi tekstin. Norman tha se donte që tekstet të ishin argëtuese, jo serioze, kështu që dëgjuesit do të ndiheshin mirë me këngën.

“Por ndërsa e dëgjova muzikën disa herë pasi Norman u largua, nuk e kisha dëgjuar muzikën ashtu siç e kishte dëgjuar ai, kishte diçka në linjën e basit që më foli. Ishte tingulli i dikujt që ishte i shqetësuar dhe i hutuar për diçka dhe po përpiqej t’i jepte kuptim shqetësimit të vetë”, kujtonte Strong gjatë një interviste për Wall Street Journal.

Ndërsa Strong dëgjonte demo incizimin e këngës, atij iu kujtuan bisedat që kishte dëgjuar në lagjen e tij. “Rolling stone” ishte një frazë e përdorur gjatë gjithë kohës në lagjet e varfra që nga vitet ’50”.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

“Kjo nënkuptonte dikë, që nuk mund të qetësohej në një vend dhe nëse do të kishte familje. Ishte nga proverbi i vjetër: “Një gur që rrotullohet nuk mbledh myshk.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
The Temptations – Papa Was A Rolling Stone

Duke përzier tregimin me vëzhgimet e tij të jetës reale, Strong krijoi një rrëfim rreth bisedës së një fëmije me nënën e tij, duke bërë pyetje për babain e tij të vdekur të cilin nuk e kishte takuar kurë.

“Kjo është mënyra se si ndodhi në përgjithësi,” shpjegoi Strong, duke vënë në dukje sinqeritetin e ashpër të këngës. Një fëmijë pyet nënën e tij pse babai i tij ishte i tillë. Pastaj fëmija duhet të jetojë me atë që i thotë. Në këngë, nëna racionalizon sjelljen e babait dhe ia vë fajin natyrës së tij, edhe pse kanë ai i ka lënë pa asgjë. Bëhet fjalë për mungesë shprese dhe perspektive në jetë. Versioni origjinal i “Papa Was a Rollin’ Stone” u regjistrua nga grupi The Undisputed Truth dhe u publikua në maj të 1972. Ajo arriti kulmin në vendin e 63 në tabelën e Billboard, por nuk arriti të gjeneronte llojin e ndikimit që autorët kishin shpresuar.

Bota po ndryshonte. Muzika po ndryshonte. Në vitin 1972, tingulli klasik i Motown – ajo linjë e mrekullueshme, efikase e montimit të pop-soul – ishte pothuajse e vdekur. Në vend të kësaj, muzika ishte bërë e harlisur, psikedelike dhe orkestrale. Autorë si Isaac Hayes dhe Curtis Mayfield po nxirrnin kryevepra marramendëse.

Motown kishte autorët e vet shpirtërorë, vizionarë superstar të sapofuqizuar si Marvin Gaye dhe Stevie Wonder, të cilët kishin luftuar dhe më në fund kishin fituar kontrollin artistik. Eksperimentet e tyre po jepnin rezultat dhe ata po bëheshin gjithnjë e më shumë në fokusin e botës muzikore. Në gjitha këto rrethana verzioni i “Papa Was a Rollin Stone” nga The Undisputed Truth nuk funksionoi. Norman Whitfield, njëri nga autorët shkoi te themeluesi i Motown Berry Gordy dhe kërkoi një mundësi tjetër. Ai donte të incizonte një version të ri të “Papa Was a Rolling Stone” dhe donte që grupi Temptations ta këndonin atë. The Temptations grup vokal amerikan qe formuar në Detroit, në vitin 1960.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Puna e grupit me producentin Norman Whitfield, duke filluar me këngën “Cloud Nine” në Top 10 në tetor 1968, ishte pionier i soulit psikodelik dhe ishte i rëndësishëm në evolucionin e muzikës R&B dhe Soul. Anëtarët e atëhershëm Dennis Edwards, tenor dhe bariton, Melvin Franklin, bas vokal, Richard Street, tenor bariton, Damon Harris tenor falseto dhe Otis Williams tenor dhe bariton.  Grupi ishte i njohur për harmonitë e dallueshme në vokale, nga falseto e deri te bas këndimet dhe për koreografinë e tyre në performime.

Norman Whithfield | Foto: Public domain

Paul Riser aranzhuesi muzikor dhe trombonist i shtëpisë diskografike Motown do të shkruante aranzhmanin për interpretimin e ri.

Ndjenja pezulluese e këngës – veçanërisht linja e saj bas – e bëri atë ta shikonte pjesën si një partiturë filmi. Kolona zanore e filmit Shaft ishte një ndikim i madh. E kishte parë filmin një vit më parë dhe i kishte pëqyer puna e mikut të tij Johnny Allen, me orkestrimin e kolonës zanore. Basi i “Papa” kishte një ndjenjë të ngjashme.”

Riser shtoi orkestrimet në intro, duke dyfishuar ndjenjën e tensionit dhe pritshmërisë. Dhe kur Whitfield e çoi këngën te Temptations, grupi nuk ishte fort i impresionuar. Anëtari themelues i Temptations, Otis Williams dhe anëtarët tjerë ishin lodhur nga “shpirti psikodelik” të autorëve Whitfield dhe Strong dhe donin të ktheheshin te këngët romantike që kishin qenë kaq të suksesshme për grupin në vitet ’60.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Autori Norman Whitfield mbeti i vendosur, duke këmbëngulur se versioni i Temptations do të ishte një hit. Fillimisht Temptations luftuan për të mos incizuar “Papa Was a Rollin’ Stone” dhe këngën tjetër nga i njëjti album “Run Charlie Run”, një thirrje e ndërgjegjshme shoqërore e “Black Power” (Fuqisë së zezë) një slogan politik dhe një emër që u jepet ideologjive të ndryshme të lidhura që synojnë të arrijnë vetëvendosjen për afroamerikanët, dhe që kishte të bëjë kryesisht kundër fenomenin kur të bardhët bënin thirrje, me një theks të pezhorativ “Nigers are comin” (Zezakët po vijnë!).  

Përveç kësaj, frontmeni Dennis Edwards ishte irrituar dhe mërzitur nga vargu hapës i këngës: “Ishte tre shtatori / Atë ditë do ta kujtoj gjithmonë, / ‘ ishte dita që vdiq babai im / Unë kurrë nuk pata mundësi për ta parë atë”.

Dennis nuk e kishte dëgjuar verzionin e Undisputed Truth, i cili ishte realizuar më herët, dhe nuk i pëlqeu rreshti hapës. Babai i tij kishte vdekur 3 tetorin e mëparshëm dhe ishte njeri i qëndrueshëm dhe fetar, nuk ishte njeri i keq si “babai në këngë”.

Ai mendoi se Norman dhe Barrett qëllimshëm e kanë shfrytëzuar këtë moment të jetës së tij. Edhe pse në këngë thuhet 3 shtator jo 3 tetor, megjithatë Whitfield duhej të bindte këngëtarin e Temptations se çdo lidhje me jetën e tij ishte thjesht e rastësishme. Pas tensionimeve mes grupit dhe autorëve që më vonë ndikojnë edhe në largimin e Norman Whitfield nga Labeli Motown, grupi përfundimisht pranoi verzionin e ri dhe u pajtua ta provonte.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kënga shpërtheu. Versioni i albumit të “Papa Was A Rollin’ Stone” është një simfoni psiko soul me ritëm të rëndë funky 12-minutëshe e trullosur, që gllabëron botën e një fëmije të braktisur nga babai i tij. Edhe i redaktuar për t’u bërë një single, “Papa Was A Rollin’ Stone” ishte ende një monolit – në shtatë minuta, një nga këngët më të gjata numër 1 të të gjitha kohërave. Dhe Whitfield nuk shpenzoi kot nga ato 12 minuta. Ai ndërtoi këngën, duke gdhendur një monument madhështor nga tingujt e tensionuar dhe telat pulsues të basit dhe dy kitarave me gërvishtje të forta në efektin Wah-Wah të cilat murmuritin dhe qajnë me njëra-tjetrën gjatë gjithë këngës, madje edhe gjatë këndimit.

Orkestra Simfonike e Detroitit ia jep këngës efektin kinematografik. Piano elektrike ekzekutohet nga Earl Van Dyke, piano Organ nga Johnny Griffith dhe është një vallëzim marramendës tonesh mes këtyre dy mjeshtërve të pianos; trumpeta nga Maurice Davis dhe bas sigurohet nga tre basistë fenomenalë, Bob Babbitt, Leroy Taylor dhe James Jamerson; në bateri paraqitet Aaron Smith. Kitarat sigurohen nga mjeshtrit e Funk Brothers, Melvin “Wah Wah Watson” Ragin dhe Paul Warren. Të gjithë këta asokohe ishin ndër instrumentalistët më të mirë në botë.

Rrahja e pamëshirshme “katër-katër” e takteve në shuplaka parashikoi jo vetëm disko, por edhe house muzikën. Disko nuk ekzistonte ende në të vërtetë, por fillimet amniotike të saj sapo po merrnin formë – një vepër si “Papa Was A Rollin’ Stone”, sado e errët dhe me zemër të rëndë që mund të ishte, duhet të jetë ndjerë si një bekim për muzikën vallëzuese për të ardhmen. Termi “Rollin Stone” (Guri që rrotullohet) ka ngjallur gjatë historisë së rokut dhe popit, imazhe të tipave romantikë të të paligjshmeve, Muddy Waters, Mick Jagger, Bob Dylan, Hunter S. Thompson.

Por, në “Papa Was A Rollin’ Stone”, nuk është një term shumë romantik, është një realitet i hidhur për shumë familje. Është një këngë për një dështak – një burrë jo fortë i ndershëm dhe jo stabil që mund ta ketë parë veten si një tip romantik i jashtëligjshëm që mund ta mashtronte edhe vetë djallin, i cili tani ka vdekur dhe që nuk vajtohet nga familja e tij. Personazhi nga kënga nuk e ka takuar asnjëherë babanë e tij – asnjëherë nuk ka dëgjuar asgjë përveç gjërave të këqija për të, por ai dëshiron të dijë se kush ishte ky njeri, tani që ai ka vdekur: “Mama, unë varem nga ti për të më thënë të vërtetën”, lutet ai në këngë, edhe pse tashmë e di të vërtetën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai e di se babai i tij bredhte përreth, kishte një familje tjetër, rrinte i dehur, merrte para ku të mundte me mashtrime dhe binte ndesh me ligjin. Dhe nëna e tij psherëtin dhe i konfirmon të gjitha me aq butësi sa mundet. Është një eterim i mrekullueshëm dhe zemërthyes post mortor. Në këngë nuk ka vokalist kryesor, të gjithë anëtarët shkëmbenin vokalet kryesore. Kjo e bën një përvojë muzikore më të pasur, më bindëse, të gjitha këto tone të ndryshme vokale që kërcejnë nga njëri-tjetri.

Madje na jep momente të vogla mendjelehtësie. (Mënyra se si këngëtari i basit, Melvin Franklin, intonon vargun “dhe kjo nuk është në rregull” është vdekjeprurëse, por është gjithashtu mendjelehtë.) Por gjithashtu ndihmon në pikturimin e figurës. Sepse nuk ka asnjë specifikë për “Papa Was A Rollin’ Stone”. Në vend të kësaj, është historia e miliona njerëzve. Ka shumë gurë që rrotullohen dhe shumë familje pa baba. Pra, Temptations e këndojnë atë kolektivisht, së bashku duke nënvizuar të vërtetën se kjo nuk është historia e vetëm një personi.

Temptation fillimisht nuk ishin shumë të entuziazmuar. Ata konsideronin se “Papa Was A Rollin’ Stone” ishte më shumë një vepër e Norman Whitfield sesa një album i tyre. Ata ishin yje edhe para kësaj kënge dhe kjo nuk ishte ajo për të cilën u bënë yje. Dennis Edwards, këngëtari kryesor në vargun e parë, vazhdonte të urrente rreshtin e hapjes: “Ishte tre shtatori / Një ditë që do ta kujtoj gjithmonë”. Por, ka diçka që është kyçe te grupi Temptations.

Kënga nuk do të funksiononte pa ta, pa atë vorbull të bukur zërash të sforcuar dhe të dhimbshëm. Ndoshta nuk do të funksiononte pa tensionin mes tyre dhe Whitfield, pasi tensioni është një nga forcat lëvizëse të këngës. Por, nuk është kënga e tyre. Temptation ishin mjete, kanale për vizionin më madhështor të dikujt tjetër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe përgjatë historisë 61-vjeçare të Billboard Hot 100, ka shumë pak hite numër 1 aq të përsosura sa ai vizion i kësaj kënge e cila e merr mjerimin dhe trishtimin nga Bluesi dhe e përcjellë më tutje në  R&B, Soul, Funky dhe deri në ditët e sotme në Rap dhe Hip Hop. “Papa Was a Rollin Stone”, spiranca e albumit të Temptations të vitit 1972, “All Directions”, fitoi tre Grammy të vitit 1973 dhe në vitin 1999, kënga u fut në “Grammy Hall of Fame”

Versioni i Temptations i “Papa Was a Rollin’ Stone” ndoqi traditën e gjatë të “shpirtit kinematografik” të punës së Isaac Hayes dhe të tjerëve, dhe këngët e ardhshme si “Love to Love You Baby” 14-minutëshe e Donna Summer dhe koncepti i instrumentaleve të “MFSB” (Mother, Father, Sister, Brother) u zgjerua mbi konceptin e intros së “Papa Was A Rollin Stone” në mesin e viteve 1970.

Këngën deri sot e kanë kënduar shumë artistë të tjerë. Bill “Wolf” Wolfer krijoi versionin e vet elektronike më 1983, Michael Jackson këndoi vokalet mbështetëse në të, ky version arriti në numrin 55 të billboardit amerikan.

Grupi Was (Not Was) realizoi këngën në albumin e tyre të vitit 1990, “Are You Okay?”. Versioni i tyre arriti numrin 12 në Britani. George Michael performoi “Papa Was a Rollin’ Stone” drejtpërdrejt në Wembley Arena dhe e publikoi atë në një version të ripërpunuar së bashku me këngën e Adamskit “Killer” në EP Five Live të vitit 1993. U lëshua si një këngë dhe u rendit në vendin e 69 në Billboard Hot 100 të SHBA. Më 17 maj 2024, muzikanti britaniko-amerikan Slash publikoi një version të këngës si pjesë e albumit të tij të dytë solo në studio “Orgy of the Damned”. Phil Collins e bën versionin e vet më 2010, Graig David më 2010, Living Colour më 2009, grupi Ugly Kid Joe më 2015, më 2024 kënga shfaqet nga këngëtarja amerikane Demi Lovato dhe shumë të tjerë.

The Temptation është ende aktiv me anëtarë të tjerë. Nga themelimi në grup kanë kaluar 22 anëtarë të ndryshëm dhe kanë realizuar 45 albume, i fundit “Temptations 60” është i vitit 2022 dhe shënon 60 vjetorin e punës të grupit në Labelin Motown./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:BlueshistoriikonekengemuzikePapa Was a Rollin StonepeoplerockTemptationstopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Artikulli i ardhshëm Arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

80 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?