Genc Bejleri, drejtor në Ministrinë e Kulturës dhe Bledar Laço, regjisor dhe producent, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania ka ndarë më tepër detaje rreth organizimit të koncertit për 28 Nëntorin në Tiranë.
Sipas organizatorëve në këtë koncert që do të zhvillohet në sheshin Skënderbej do të marrin pjesë rreth 500 artistë.
“Në këtë koncert do të marrin pjesë rreth 500 artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Duke thënë treva shqiptare nisur nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Maqedonia e veriut, një grup shqiptarësh nga Mali i zi, të cilët kanë qenë edhe në festivalin e Gjirokastrës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me përfaqësitë e të gjitha qarqeve të Shqipërisë që nga Tropoja në Gjirokastër.
Do jetë një koncert esencë e festivalit të Gjirokastrës”, tha Genc Bejleri. /Katroro.info
Përgatiti:
