katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    17 minutes ago
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    1 hour ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    1 hour ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    11 minutes ago
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    23 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Parku i Gërmisë bëhet me stacion solar
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Parku i Gërmisë bëhet me stacion solar

Last updated: 26/03/2024 7:18 PM
166 Shikime
Shpërndaje
Foto: Zyra e BE-se ne Kosove/Facebook
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Parku i Gërmisë bëhet me stacion solar

​Në Parkun e Gërmisë është bërë përurimi i projektit të sistemit diellor të çative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike, projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Gjermania. Projekti ka për qëllim të bëjë reduktimin e emetimeve të karbonit dhe promovimit të burimeve të energjisë së ripërtritshme në rajon.

“Parkingu Solar Prishtina” është një sipërmarrje novatore, që paraqet instalimin e rreth 36.4 kW të paneleve fotovoltaike solare. Ky projekt largpamës parashihet të reduktojë emetimet e CO2 me përafërsisht 44.7125 ton në vit, duke vendosur një pikë referimi për praktikat e qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu derisa ditën e sotme e ka vlerësuar si ikonike për Prishtinën, ka thënë se me këtë projekt kryeqyteti po e nis një frymë të gjelbër që do të reflektohet në shumë ndërtesa e hapësira komunale.

Mundesh me e lexu edhe...

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

“Prishtina i gëzohet këtij projekti për shkak se e nis një frymë të gjelbër, një frymë të një energjie të ripërtritshme që do të reflektohet në shumë ndërtesa, hapësira komunale të kryeqytetit, për t’i dhënë mundësi energjisë së ripërtritshme që të zëvendësojë një energji tjetër e cila na qon tek dioksidi i karbonit e që nuk është qëllimi jonë zhvillimor i së ardhmes. Shumë hapësira tona, shkolla, çerdhe, shumë jetike për zhvillimin tonë shoqëror do të mund të ishin pjesë e një qasje të tillë që do t’i shërbenin qytetarëve dhe shëndetit tonë publik në kryeqytet”, tha Lushaku-Sadriu.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe udhëheqësja e Seksionit Politik në BE në Kosovë, AnnaCarin Platon ka thënë se ky projekt ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut të Gërmisë, e po ashtu mirëmbajtjes së parkut.

Platon tha se projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane, teksa shtoi se BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër.

“Ky projekt i vogël në madhësi ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut së Gërmisë e po ashtu mirëmbajtjes së parkut. Në te njëjtën kohë ka mundësi edhe mbushje të veturave elektrike, po ashtu ka mundësi të furnizojë me ndriçim edhe pishinën e Gërmisë. Projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane. Ne jemi duke e përkrahur Kosovën sa i përket efiçiencës së energjisë duke e bërë renovimin e ndërtesave. Po ashtu kemi zhvillime të energjisë së ripërtritshme, fuqizimi i rrjetit elektrik dhe infrastruktura sa i përket nxehjes qendrore. BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër, i cili do të shpejtojë zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet investimeve të ndryshme në sektor të ndryshëm përfshirë energjinë dhe ndryshimet klimatike”, tha Platon.

Në anën tjetër, udhëheqësja për Bashkëpunim në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, Vera Baumann ka thënë se do të japin kontribut dhe punojnë në drejtim të Agjendës së Gjelbër.

“Jam e kënaqur që jemi së bashku në programet e tilla dhe jemi shembull se si autoritetet lokale mund të veprojnë në mbrojtjen e klimës dhe përmirësimin e shërbimeve tek qytetarët…Do të mundohemi të punojmë së bashku në procesin e Berlinit, po ashtu të punojmë me Agjendën e Gjelbër dhe marrëveshjen e Parisit, dhe natyrisht punojmë së bashku ta bëjmë rrugën e dekarbonizimit dhe natyrisht ta kemi Agjendën e Gjelbër”, tha Baumann./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Agjenda e gjelberEnergji solareEUInvestimeLajme te miratop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kur do të pajisen kosovarët me Kartonin e Gjelbër?
Artikulli i ardhshëm ​Shaqiri kthehet në formacionin startues të Zvicrës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

13 Shikime
Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

7 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?