Pas gati dhjetë vitesh, ylli i popit Jennifer Lopez publikon një album të ri të titulluar This Is Me…Now, dhe në të njëjtën ditë, më 16 shkurt 2024, do të shfaqet filmi muzikor shoqërues, njoftoi ajo në Instagramin e saj.
Regjisori i filmit është Dave Meyers, dhe sipas njoftimeve për shtyp, filmi është “një festë ekstravagante vizuale dhe zanore me koreografi mbresëlënëse, kostume dhe yje të shumtë në rolet e filmit.”
Lopez kumtoi albumin në nëntor 2022, kur publikoi një listë titujsh, duke përfshirë Dear Ben Pt. II, dhe ndoshta bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, aktorin Ben Affleck, me të cilin rinovoi lidhjen pas vitesh ndarje dhe u martuan sërish në korrik.

Albumi i ri prezantohet “si më i sinqerti dhe personal”, në fakt është një histori dashurie e një këngëtareje, aktoreje, ylli që deri më tani ka publikuar tetë albume në studio, një remix, tre albume përmbledhëse, një me muzikë nga filma, 65 këngë teke, pesë këngë për qëllime humanitare dhe 12 për qëllime promovuese.
J.Lo ka shitur më shumë se 80 milionë disqe. /Katror.info