Pas transferimit të mesfushorit shqiptar Ardon Jashari, që përfaqëson Zvicrën, Milan mund të afrojë edhe një tjetër futbollist shqiptar në radhët e tij – kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitin.
Sipas mediave italiane, 32-vjeçari shihet si zëvendësues potencial i Malick Thiaw, i cili pritet të transferohet te Newcastle United në ditët në vijim.
Gjimshiti vlerësohet lart nga drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, dhe konsiderohet si një lojtar që do të sjellë përvojë dhe stabilitet në prapavijën e skuadrës milaneze.
Për qendërmbrojtësin ka interes edhe nga klubi Al-Rayyan në Katar, megjithatë ai mbetet një pjesë kyçe e mbrojtjes së Atalantas që nga transferimi i tij nga Zurichu në vitin 2016./Katror.info