Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik…
Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet.
Grupi njoftoi së fundmi publikimin e një albumi EP (album i shkurtër, që përmban zakonisht 3-6 këngë) me titull “Shndrit!” “Pse do të vazhdojmë me [shndrit]”- shkruajnë ata, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një faze të re kreative.
Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik, ku muzika elektronike moderne bashkohet me motive tradicionale shqiptare. Ngjyrat e ndezura, format abstrakte dhe frymëzimi etno-futurist në kopertinën e albumit premtojnë një qasje të guximshme dhe eksperimentale, karakteristike tashmë për identitetin artistik të Shkodrës Elektronike, shkruan Gazeta Express.
Albumi “Shndrit” do të publikohet më 23 maj. Ky projekt po pritet me kuriozitet nga fansat, të cilët pas bujës në Eurovision ku grupi u rendit në vend të tetë me votat e publikut, janë më të shumtë dhe më të angazhuar se kurrë më parë.
Pas më shumë se një dekade nga fitorja e Conchitës, Austria triumfon sërish në Eurovision. JJ, tenori 24-vjeçar austriako-filipinas, fitoi edicionin e 69-të të festivalit me këngën “Wasted Love”, një përzierje mes operës, popit dhe teknos duke marrë 436 pikë dhe lënë pas Izraelin e Estoninë.
Performanca e tij teknike dhe emocionale në skenën e Bazelit u vlerësua si një nga më të mirat e mbrëmjes. Si pjesëtar i komunitetit LGBTQI+, ai përcolli edhe një mesazh për dashurinë dhe pranimin. /Katror.info
Përgatiti:
