Qytetarë të tri vendeve aziatike, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut, mund të udhëtojnë lirisht në pjesën më të madhe të globit.
Këtë mundësi ofrojnë pasaportat e këtyre shteteve, të cilat konsiderohen në vitin 2022 si pasaportat më të fuqishme në botë.
Më tej renditen thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ku banorët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë pasaportat e tyre për të udhëtuar pa pengesa në mbi 180 shtete.

Në vlerësimin që bën firma këshilluese globale Henley & Partners, Shqipëria renditet në vendin e 53-të, ku banorët mund të udhëtojnë në 115 shtete.
Kjo na rendit në vendin e parafundit në rajon, i cili kryesohet nga Serbia dhe mbyllet me Kosovën.
Ndërkohë, listën ku mundësia për të udhëtuar jashtë kufijve është e kufizuar e mbyllin shtetet aziatike të Lindjes së Mesme./Katror.info