Njëra nga strukturat simbole të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, është pastruar në tërësi pas 24 vitesh.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku ndër të tjera paralajmëron edhe realizimin e planeve të radhës, për të cilat konsideron se ia kthejnë gjallërinë kryeqytetit.
”Pas 24 viteve është pastruar në tërësi Pallati i Rinisë . Së shpejti fillojmë me realizimin e planeve tjera për t’ia kthyer gjallërinë ikonës së Kryeqytetit”, ka shkruar ai./Katror.info
Përgatiti:
