Sir Paul McCartney ka hyrë në klubin e miliarderëve, duke u bërë muzikanti i parë britanik që grumbullon një pasuri të tillë, sipas renditjes vjetore të Sunday Times.
Sipas kësaj renditjeje të 350 pasurive më të mëdha të vendit të publikuar sot, 82-vjeçari i grupit The Beatles ngjitet në vendin e 165-të duke shijuar frytet e koncerteve të tij të shumta dhe të drejtave të autorit.
Në përgjithësi, sipas Sunday Times ‘Rich List’, Britania e Madhe ka 165 miliarderë, gjashtë më pak se vitin e kaluar dhe 12 më pak se rekordi i vitit 2022 prej 177 miliarderësh.
Sir Elton John, Lord Lloyd-Webber dhe David dhe Victoria Beckham ishin disa prej emrave të njohur në listë. /Katror.info
Përgatiti:
